E rrahin dhe e detyrojnë jetimin të lypë, arrestohen një burrë dhe një grua

Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një burrë dhe një grua, Ronald Ziu 26 vjeç dhe Rovena Fejzo, 25 vjeçe. Arrestimi i tyre u bë pasi një fëmijë të mitur jetim e detyronin të lypte në rrugë, i merrnin paratë dhe e linin po aty të braktisur.

Sipas burimeve policore, sjellja e tyre e përsëritur, veçanërisht e gruas, që ishte dënuar më parë për braktisje të fëmijës, i ka dërguar në qeli.

Policia e Tiranës njoftoi se arrestoi Ziun dhe Fejzon sepse kishin detyruat të lypte për ta, fëmijën e mitur me iniciale F. K.