E shoqja e kishte shpallur të zhdukur, 48-vjeçari eci 450 kilometra për t’u qetësuar pas sherrit me të, por e paguan me gjobë 400 euro

Aktualitet

Një italian i ka dhënë fund sherit. Arsyeja; Pas një debati me gruan e tij, ai është larguar për një shëtitje prej 450 km, e cila ka zgjatur 7 ditë për t’u qetësuar. Por ai ka paguar edhe një gjobë prej 400 eurosh për shkeljen e kufizimeve për shkak të koronavirusit.

48-vjeçari italian shkoi posaçërisht për një shëtitje për të qetësuar nervat pas një sherri të ashpër me gruan e tij. Ai u largua nga Como në Italinë veriore dhe arriti në jug, duke udhëtuar rreth 65 kilometra në ditë. Burri i paidentifikuar më në fund mbërriti në vendpushimin bregdetar të Fanos në bregdetin e Adriatikut.

Policia zbuloi njeriun që ishte duke ecur në këmbë në orën 2 të mëngjesit, duke shkelur kufizimet për koronavirusin në vend. Ata ranë mbi të ndërsa po hetonin për ndonjë shkelës të koronavirusit.

E shoqja e kishte shpallur të zhdukur

Autoritetet zbuluan se gruaja e tij e kishte raportuar tashmë burrin e saj të zhdukur një javë më parë, duke i thënë policisë se ai ishte larguar nga shtëpia në këmbë pas një sherri dhe që atëherë nuk ishte kthyer më.

Duke folur për gazetën italiane Il Resto del Carlino, italiani tha se njerëzit që takoi gjatë rrugës i ofronin ushqim dhe pije. “Jam mirë, pak i lodhur,” tha ai.