EKSPORTI I PRODUKTEVE TE DRURIT LLOGARITET 12 MILIONE EURO NE VIT

Ekonomi

Mbas viteve ’90 industria e përpunimit të drurit në Shqipëri pësoi ndryshime të mëdha, të cilat u shfaqën në shumë aspekte.

Nga një ekonomi shtetërore e centralizuar e organizuar në fabrika e kombinate u kalua në biznese të vogla dhe të mesme ku shumicën e zënë bizneset e vogla në nivel punishtesh dhe më vonë vinë repartet dhe fabrikat . Nga një ekonomi shtetërore e planifikuar u kalua në një ekonomi të tregut të lirë me pronarë me kualifikime dhe eksperienca nga më të ndryshmet. Por pas 27 vjetësh ajo është ringjallur dhe po ecën në të njëjtën shinë të integrimit në tregjet evropiane. Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në industrinë e përpunimit të drurit operojnë 1470 kompani prodhuese dhe punësohen 7000 vetë. Në periudhën 2014 – 2016 sipas MZHETTS-së, eksporti mesatar i produkteve të drurit llogaritet 12 milionë euro në vit.