Emigracioni / Agjencia e Kombeve të Bashkuara: Per 2018 ne Evrope mbriten 25,338 emigrantë

Bota Emigracioni

Sipas agjensisë së migracionit të OKB-së, IOM, ka pasur një rënie të konsiderueshme të numrit të migrantëve dhe refugjatëve që kanë udhëtuar në Evropë nga deti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjencia e migracionit e OKB-së ka lëshuar numrin e saj se sa migrantë dhe refugjatë kanë udhëtuar në Evropë deri tani këtë vit. Sipas të dhënave të IOM-it, një total prej 25,338 emigrantësh dhe refugjatësh kanë ardhur në Evropë nga deti që nga fillimi i vitit dhe 628 të tjerë njihen se kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë udhëtimit.