Gazeta Kathimerini po jep njera pas tjetrës videot e torturave deri në vdekje të të dënuarit shqiptar në burg…ju faleminderit për këtë video të vrasjes së gardianit kur dhe pse nuk jepet …Kush e solli krimin?
Pse i dënuari vendosi të bëjë krim? Çfarë e shtyu për të kryer këtë motiv?
Mos ato video tregojnë të vertetën e jetës në burg për të dënuarit, me çfarë guximi dhe ligji ushtrohet torturë e terror në burgjet greke, sharrjet,poshtërimet, dhuna dhe vrasja është kthyer në mënyrë drejtimi dhe komandimi e jetesës në burgjet greke?
Përbën një turp për Greqinë europiane!
Turp për të drejtat e njeriut ( emigrantë)
Turp për ju që po shkatërroni me koshiencë shoqërinë qytetare të emigrantëve!
Ne protestojmë për të gjitha çfarë po heq e vuan emigranti.
Europa duhet të dijë…
Poshtë racizmi dhe dhuna e terrori i shtetit grek.
Greqia Europiane flet me zë e figurë
Duket hapur sa përfaqësim shqiptar kemi ndërtuar këtu. Sa të drejta qytetare e shoqërore kemi kur ndodhemi përpara padrejtësisë. Kështu ndodh kur edhe pasaporta e shtetit shqiptar për fëmijët janë jashtë ligjit.
Rilindja që u mbështet nga emigracioni shqiptar në Greqi ka për detyrë të zgjidhë sa më shpejtë…prangat që kanë fëmijët tanë të bllokuar në Greqi.
Ashtu siç shkuam për votime për Rilindjen më 23 Qershor të 2013, ashtu duhet të demonstrojmë edhe për fëmijët tanë. Toponimet nuk kërkojnë protestë para Parlamentit Grek, por para ambasadës së shtetit shqiptar, ose para Parlamentit dhe pse jo para Kryeministrisë së Shqipërisë, pasi faji është i autoriteteve tona.
Para Parlamentit Grek ne si komunitet duhet të demonstrojmë dhunën 23-vjeçare, psikologjike, dhunën e pashëmbullt raciste dhe terrorin deri në vdekje. Në përgjithësi duhet të dënojmë racizmin.
Ne duhet të demonstrojmë kundër këtij trajtimi që shtyp të drejtat e njeriut, sidomos atij emigrantë, që e rrahin edhe pasi është dënuar, bile i marrin edhe jetën deri në vdekje. I dënuari vepron si eprori dhe jeta e tyre janë të rrezikuara, jo nga ligji por nga…Maliqi.
Çdo emigrant shqiptar duhet të shkundet mire pas gjithë këtyre ngjarrjeve…Me qëllim për të ndërtuar përfaqësim ligjor të lire e demokratik në çdo bashki greke, ku jeton vetë, ose me familjen e tij.
Kjo të dashur patriotë emigrantë është detyra e jonë, të punojmë!
Shoqata “Shqiperia”