Emigrantët e kualifikuar

1377

 

amerika

Pavarësisht ndasive të thella në Washington, ligjvënësit e të dy krahëve po përparojnë në lidhje me një çështje tepër të rëndësishme për ekonominë amerikane, gjetjen e mënyrës së zgjerimit të programit të vizave H1B, që lejon studiuesit, inxhinierët, profesorët e matematicienët nga e gjithe bota të punojne e të jetojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Zyrtare vendas thone se kufiri prej 65 mijë vizash të planifikuara për punëtorët e huaj të kualifikuar mund të arrihet deri në fund të javës. Nga data 1 prill, shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit nisen pranimin e aplikimeve per vizat e shume kerkuara. Kompanitë amerikane mund të sponsorizojnë çdo vit deri në 65 mijë të huaj për të mbushur vende pune kyçe të teknologjisë së lartë, kur nuk gjenden kandidatë të kualifikuar mes amerikaneve.  Kerkesa per kete lloj vize eshte shtuar nga viti ne vit, por ekspertet mendojne se rritja e pretendimeve nga studentët e huaj për punë në Shtetet e Bashkuara është një shenjë se tregu i punës po përmirësohet shpejt. Punëtorët e huaj fillimisht mund të qëndrojnë në SHBA për tre vjet me një vizë H1B, e cila mund t’i coje me pas në marrjen e “kartës së gjelbër” për punesim dhe banim të përhershëm në Amerike. Per vete ekonomine amerikane, punesimi i punonjesve te huaj te kualifikuar eshte me interes, sepse nxit prodhimin. 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: