Emigrantët përplasen me policinë në kufirin Bosnje-Kroaci

Rajoni

Në kufirin midis Bosnjës dhe Kroacisë, qindra emigrantë që përpiqen të arrijnë Kroacinë, janë përplasur me policinë. Tensioni i lartë u pa të enjten midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë, ku qindra emigrantë që kërkonin të hynin në territorin kroat u përleshën të mërkurën me policinë nga të dy vendet.

Disa emigrantë u plagosën në përleshjet dhe kalimi i kufirit u mbyll për trafik për një kohë të gjatë. Nata mes të mërkurës dhe të enjtes ishte e qetë pas një përplasjeje midis emigrantëve. Policia boshnjake urdhëroi që të lëviznin çadrat e rreth 250 emigrantëve që kishin mbetur pranë kalimit kufitar.

Pengesë kufitare

Policia kufitare kroate vendosi të ngrejë një pengesë përgjatë kufirit për të parandaluar përpjekjet e mëtutjeshme të emigrantëve për të detyruar rrugën e tyre përtej dhe për të hyrë ilegalisht në vend. Policia kroate e mbështetur nga helikopterët që mbikqyrnin të gjithë zonën kufitare , më pas përdorën gaz lotsjellës në përgjigje të hedhjes së dhunshme të gurëve dhe objekteve të tjera nga emigrantët. Të paktën dy kroatë pësuan lëndime të lehta, transmenton agjensia infomigrants.

Ndërkohë, më tej në jug, në një tjetër vendkalim kufitar në Bihac, situata u zgjidh lidhur me rreth njëqind emigrantë të mbërthyer për orë të tëra në një tren që kishte mbërritur gjatë natës në Sarajevë. Policia boshnjake i ndaloi ata të dilnin jashtë për të penguar që ata të shkonin drejt kufirit me Kroacinë.

Pas momenteve të tensionit të ashpër, u mor vendimi për largimin e emigrantëve nga treni dhe transferimin e tyre në dy autobusë që i kthyen në kryeqytetin boshnjak. Operacioni u shoqërua nga një numër i madh i policëve por u zhvillua me qetësi dhe pa incidente. Në mbrëmje, emigrantë të tjerë që kishin paguar biletat e tyre të trenave u larguan nga Sarajeva drejt Bihac, ku situata është relativisht e qetë.

Tension në Velika Kladusa

Tensioni në vend mbetet i lartë në kalimin në Velika Kladusa, ku qindra refugjatë që kishin qenë të përfshirë në përleshjet nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe në vend të kësaj vendosën të kalojnë natën në ajër të hapur, të fushuar në tenda dhe strehimore të improvizuara. Situata kujton – në një shkallë më të ulët – të një të parë disa vjet më parë në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, në kulmin e krizës së migrimit përgjatë “itinerarit të Ballkanit”.

Të mërkurën mbrëma, presidenti kroat Kolinda Grabar-Kitaroviç u takua në Zagreb me ministrin e brendshëm Davor Bozinoviç, me të cilin diskutoi situatën e tensionuar përgjatë kufirit. Ministri siguroi atë se policia e kishte situatën nën kontroll të plotë dhe se ata ishin të përgatitur të ndërhynin për të ndaluar aktet e dhunës dhe përpjekjet për të hyrë ilegalisht në Kroaci.