Emigrantët të haruar në ditën e tyre

2039

emigracioni- vlora

Sot dita ndërkombëtare e emigrantëve të haruar. Të flasësh për emigrantët duhet që të kesh jetuar emigracionin, padrejtësitë, grabitjen e mundit dhe djersës, dhunën, diskriminim etj. Sot 14 vjet më parë, 18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve,  vendosur në vitin 2000 nga OKB-ja. Më 4 dhjetor të vitit 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë Botën.

emigracioni-gazeta

Sot emigrantët në përgjithësi kujtohen vetëm një herë në vit, një herë në vit ndihet prezenca e tyre në shoqërinë vendase pasi konsiderohen si një shtresë e padukshme. Edhe pse vendi ynë për nga emigrimi mban vendin e parë në botë me 1.5 milionë emigrantë, në këto vite të demokracisë ende nuk ka ndërgjegjësuar politikën shqiptare. Gjatë 25 viteve të emigracionit ky komunitet eshte konsideruar i haruar duke mos u marr në konsideratë nga injoranca e politikës shqiptare.

Shifrat, 15 milionë shqiptarë në mbarë botën

Duke marrë në konsideratë numrin e përbashkët Italinë me 500 mijë, si dhe Greqine me 700-800 mijë, vendet e tjera të BE-se me 100 mijë, shtuar këtij edhe emigracionin në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada), Australinë dhe pjesën tjetër të rruzullit shifra e emigracionit shqiptar të pas shkon i frikshëm mbi 1.5 milionë shqiptarë

 

Emigrantët rimëkëmbën vendin

Me emigrantët shqiptarë, vendi u ndihmua në rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike të tij. Dërgesat financiare të emigrantëve në drejtim të Shqipërisë, ishin disa herë më të larta se sa ndihmat ekonomike e dhëna në formë grantesh apo programesh nga donatorët ndërkombëtarë për qeveritë e tranzicionit në Tiranë. Po kjo asnjëherë nuk u vlerësua nga shteti shqiptar.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon

ban1-640x340

Për këtë ditë të shënuar në mesazhin e tij, Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë: “Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët. Kjo popullsi e rëndësishme mbetet kryesisht e padukshme dhe e padëgjuar në shoqëri, shumë prej tyre jetojnë dhe punojnë në kushtet më të këqija, me mundësi të pakta në shërbimet themelore dhe të drejta themelore të njeriut, duke i bërë ata në mënyrë të pambrojtur ndaj grabitjes, dhunës, diskriminimit dhe margjinalizimit. Emigrimi ndërkombëtarë është një mjet i fuqishëm për zvogëlimin e varfërisë dhe rritjen e mundësive. Kjo është arsyeja pse 232 milionë emigrantë ndërkombëtar sjellin përfitime të qëndrueshme në vendet destinacion dhe të origjinës, përmes punës së tyre thelbësore dhe dërgesave. “Pothuajse gjysma e emigrantëve janë femra. Një në dhjetë janë nën moshën 15 vjeçare dhe 40 për qind jetojnë në vende të zhvilluara” shkruan në mesazh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së z. Ban Ki-moon.emigrantet ne focus

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: