Emigrantët, të përjashtuar nga pensionet

2660

pensioni-dosjet

Emigrantët ndihen të braktisur në Greqi aq sa shteti shqiptar ende nuk ka një marrëveshje me Greqinë, për njohjen e viteve të punës për emigrantët. Ekspertët thonë sesa më shumë të vonohet ky proces, aq më i vështirë, për të mos thënë i pamundur, do të jetë përfitimi i pensioneve për emigrantët shqiptarë.Greqia, vendi më i afërt fqinjë ende refuzon përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në skemën e pensioneve, me justifikime nga më të ndryshme dhe labirinthe ligjesh mesjetare. Rreth 600-700 mijë emigrantë për më se dy dekada punuan në fronte më të vështira, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ekonominë e këtij vendi. Sot, kjo forcë e madhe  me të drejtë kërkon shpërblimin e viteve të punuara mbështetur edhe në ligjet përkatëse ndërkombëtare, por deri më sot emigrantët në Greqi ndihen të braktisur.

Edhe pse ka pasur tentativa të përsëritura, në rrugë diplomatike të shtetit shqiptar ndërrmjet dy vendeve përkatës, përgjigjja e vazhdueshme që ka marrë shteti ynë ka qenë vetëm refuzimi. Sot kjo edhe për shkak të kostove të larta, por edhe të ndikimit që prej 5 vjetësh ka dhënë kriza ekonomike dhe financiare në Greqi, një krizë që afron këtë vend drejt një falimentimi ekonomik.

Pyetja është fare e thjeshtë: ku shkuan dhe ku po shkojnë kontributet e emigrantëve shqiptare në Greqi?

Lidhur me këtë problem social që ka të bëjë direkt me sigurimin e jetës së njeriut, Naim Balluku, përfaqësues i Patronatit INAS-CISL në Tiranë, bën një analizë të detajuar të gjendjes ekonomike në të cilën ndodhen emigrantët në Greqi. Sipas tij, në legjislacionin grek për të përfituar një pension, krahas vjetërsisë në punë, e cila aktualisht është në proces zgjatjeje, për përfitimin e pensionit nevojiten edhe 20 vjet vjetërsie kontributive, të cilat llogariten me javë pune.

pensionisti-3

Ndërsa bazuar në legjislacionin shqiptar për t’u përfshirë në kushtet e pensionit, qoftë dhe të pjesshëm, është e domosdoshme pasja e një vjetërsie kontributive jo më pak se 15 vjet. Kjo vjetërsi kontributeve në të shumtën e rasteve është e paarritshme, por edhe nëse plotësohet, të ardhurat që përfitohen prej saj janë aq minimale sa nuk mund të mendohet ta përballosh jetën. Por, për të përfituar një pension në Greqi është i domosdoshëm plotësimi i një vjetërsie kontributive prej 20 vjetësh. Kriza ekonomike e pranishme dhe mjaft e thellë në Greqi ka bërë që një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë të humbasin vendet e punës. Jo pak por rreth 300 mijë emigrantë kanë humbur deri tani vitet e punës së punuara në këtë vend, si dhe 200 mijë janë kthyer në Shqipëri, në një kohë që në Greqi niveli i papunësisë është më i lartë se në Itali dhe kap një nivel prej 27.9%, dhe është më i larti në Evropë. Pak kohë më parë Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen dypalëshe të mbrojtjes sociale me Belgjikën, nga e cila përfitojnë 35 mijë emigrantë shqiptarë. Kjo u jep mundësi atyre të tërheqin kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetin belg nëse vendosin të kthehen në Shqipëri, ose anasjelltas. Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshje për mbrojtjen sociale me Turqinë, e cila është në zbatim, ndërkohë po negociohen marrëveshje dypalëshe me Hungarinë, Rumaninë, Maqedoninë, Republikën Çeke, Luksemburgun dhe Kanadanë. Synimi i MMSR-së për këtë proces të rëndësishëm është rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes shoqërore me vendet fqinje, ku numri i emigrantëve shqiptarë është i konsiderueshëm.

pensionet ne focusnews

Braktisja e emigrantëve shqiptarë prej më se dy dekada nga shteti i tyre duket qartë tek mënyra sesi ka mashtruar me premtimet e tij për asistencë në hapjen e qendrave kulturore apo në atë gjuhësore. Komuniteti shqiptar në Greqi po përballen sot më me shumë veshtirësi, si pasojë e krizës nuk ka marrë asnjë politike për emigracionin, aq sa madje nuk ka folur për ata qindra e mijëra shqiptarë që humbja e vendit të punës i ka detyruar të kthehen në atdhe. Shteti shqiptar gjatë dy dekadave të fundit nuk gjeti kurrë kohën dhe as dëshirën për të negocuar me Greqinë një marrëveshje për pensionet e pjesshme për emigrantët, edhe pse këta emigrantë përfaqësojnë 30% të qytetarisë të shqipërisë, duke dhënë një kontribut disa herë më të madh se i vetë qeverisë në zhvillimin e vendit. Sot ky komunitet është krejtësisht i haruar nga shteti shqiptar

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: