Erdhën të pa punë, po ikin pa pensione

1121

kthimi

Emigrantët erdhën në Greqi në moshën më produktive për të gjetur punë. Punuan dhe bënë prokopi, shkolluan fëmijët, disa hapen biznese, ndërsa disa të tjerë në mënyrë të ndryshme u vetpunësuan, por pjesa më e madhe pas 20-25 viteve të punuara në Greqi po kthehen në Shqipëri në moshën më delikate 60-65 vjeç, të pa siguruar pensionin e tyre. Drama e emigrantëve po përjetohet në këtë periudhë njëllojë me vendasit, aq sa mijëra emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetonin e të punësuar në fusha të ndryshme në atë të ndërtimit apo të tregëtisë, sot kriza i ka detyruar të kthehen në vendin e lindjes së tyre. Emigrantët po kthehen në Shqipëri, duke lënë pas kaq vjetësh, mundin dhe djersën.Vala e emigracionit po vazhdon dhe do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, në veçanti në mbylljen e shkollave në qershor të këtij viti pritet të largohen shumë emigrantë të tjerë.

Kriza detyron mijëra emigrantëve t’u kthyer në atdheun e tyre. Në Shqipëri emigrantët duhet të fillojnë nga e para, të luftojnë për të gjetur punë, por punë nuk është e lehtë për të gjetur.

 

Mungojnë procedurat Greqi-Shqipëri

Mungojnë procedurat, megjithatë, një numër i rëndësishëm i emigrantëve që kthehen në Shqipëri duan të dalin në pension. Por megjithatë që të bëhet kjo, “ensimat” që dëshmojnë ligjërisht ditët e punuara në Greqi nuk merren në konsideratë. Dhe këtu lind një problem të rëndësishëm, pasi Shqipëria nuk ka proceduar me Greqinë në nënshkrimin e një marrëveshjeje për emigrantët, të cilët u kthyen në atdheun e tyre dhe nuk mund të dalin në pension, as nuk u njihen vitet e punës të punuar në këtë vend. Për emigrantët e kthyer pas 20-25 viteve në emigracion është herë të dytë në jetën e tyre të ndihen përsëri emigrantë, por këtë herë në Shqipëri në vendin e lindjes së tyre, atje ku ata e braktisën për një jetë më të mirë. Dhe kjo Sot është edhe më e vështirë se kurrë…

veliaj

 

Ku shkojnë ensimat e emigrantëve shqiptarë ?

Shumë emigrantë shqiptarë me djersën e tyre kanë bërë të mundur të sigurojnë 3.000 -3.500 “ensima” po mungesa procedurale mes dy vendeve bën që shteti shqiptar dhe ai grek nuk i njohin për pension të pjesëshëm. Pra, duhet të jetë marrëveshje ndërshtetërore në mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një marrëveshje e ngjashme është bërë midis Shqipërisë dhe Luksemburgut, Gjermanisë…

Përpjekjet për marreveshje humbasin rrugën

Vite më parë janë marrë disa hapa nga autoritetet shqiptare në dokumentet zyrtare që të angazhohen në diskutime dhe për të shkuar marrëveshje ndërshtetërore. Kjo është një çështje shumë serioze. Aq sa serioze është sa që ka mbi dhjetë vjet që nuk është bërë asgjë qe nga 2004

Papunësia, arsyeja që emigrantët kthehen në atdheun e tyre

Papunësia është një nga arsyet që emigrantët të kthehen në atdheun e tyre. Një tjetër arsye është e lidhur pas rënies ekonomike, është se nuk janë në gjëndje për të siguruar “ensimat magjike”, gjë që nuk mund të rinovojnë kartën e tyre të qëndrimit. Duke qenë i pasiguruar nuk janë në gjendje për të qëndruar në Greqi.

femijet

Vështirësia më e madhe është edhe për fëmijët

Vështirësia më e madhe është edhe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, të cilët nuk e dinë gjuhën shqipe, pasi një pjesë e mirë e tyre nga kopshti i fëmijëve ndjekin mësimin në Greqi, por tani të kthimi i tyre në Shqipëri do të duhet të përshtaten me realitetet e reja të arsimit publik shqiptar.

pensionet ne focus 55




Këtë e pëlqejnë %d blogues: