Ermelinda Lajcaj : I këndoj me mallëngjim Atdheut

Kulture

Mkenge sote mallëngjim për atdheun e nis bisedën këngëtarja Ermelinda Lajcaj që sot banon jashtë atdheut prej më shumë se 20 vjetë. Lindi në Malsinë e Madhe por vala e emigrimit përfshiu edhe familjen e saj, ku në moshën 8 vjeçare emigrojnë drejt Gjermanisë. E Arsimuar në Gjermani për kozmetik ajo flet me pathos për këtë profesion, ku sëbashku me familjen e saj jeton pranë Frankfurtitpor më shumë ajo flet për muzikën që është bërë një e pandarë nga jeta e saj. Sot ajo punon në fushën e kozmetikës në Gjermani. Suksesin më të madh të saj ajo e ka aritur me videoklipin; “merre malsore” dhe për këtë që falenderon dhe stafin e përgatitjes së videoklipit. Kënga “Merre malësoren” është një sukses që ka bërë një jehonë të madhe tek adhuruesit, dëgjuesit në muzikën shqiptare. Ajo tashmë është bërë e njohur për muzikën e saj origjinale dhe për interpretimet e saja që vijnë nga origjinalja e që i dedikohen jetës së mërgimtarëve. Kariera si këngëtare e nisi në albumin e parë “Bardhe e Zi” që përmban një volum prej 8 këngësh me një repertor të stileve të përziera, për të gjitha gjeneratatë edhe për krahina të ndryshme,

Për venddlindjen e saj thotë : “Në atdhe shkoj çdo vit dhe ri me të afermit e mi per rreth 3 javë, nuk çmallem dot me vendin ku linda, me tezet dhe dajët e mi që i kam shumë të mire. Mendoj se për një fëmijë kjo është shumë më e rendë e kujton. Fëmijës i imponohet pa ken në gjendje ta kuptoj përse duhet t’i kthehet shpina çardakut, ku mësoi hapat e parë, oxhakut, shtëpisë, shoqëris, të afërmve, mësuesit ku fillova të mësoj germat e para. Kjo është një mjegullë e trishtuar e kohës që për fat të keq i ka përcjellë për së tepërmi fëmijët dhe familjet shqiptare në përgjithësi . E ndjejë vetën fatlume që linda aty, në atë vend të mrekullueshëm ku me fanatizëm të rallë ruhen virtytet shqiptare si, besa, burrënija, afërsia kombtare dhe toleranca. Nga venlindja mora shumë, mora edhe mallin e madh ndaj saj, ndërsa atje lash aq shumë sa kurrkund, vendlidjen time”.

afishe

Nërsa për muzikën me pathos ajo thekson se : “I këndojë me shpirt atdheut, mërgimit , dashurisë, gëzimit, por edhe jetës moderne, dhe të gjitha atyere që e rrethojnë jetën time dhe të bashkëvendasve. Kënga për mua është një ushqim shpritëror, e fillova kur isha në moshën 8 vjeçe, pasi babai im kishte nje çifteli. U dashurova pas muzikes. Është një kënaqësi e pa përshkruar që përmes saj  është të komunikosh me të gjitha aftësit tua artistike me publikun. Skena është një vend i shenjtë, nëse trajtohet e tillë ne arrijmë tek zemrat dhe ndjenjat e publikut. Kënaqësia dhe shpërblimi më i madh për një këngtare është kur ja arrin këtij qellimi që ta bëj publikun pra të jetë pjesë e tij. Por këto lidhje dhe marrëdhënie do ishte mire që ti kishim edhe me këngëtarët tanë në Gjermani, ku sot nuk kemi ato marrëdhënie për të kënduar sëbashku këngët tona të bukura në koncertë të ndryshme, edhe pse kemi kushte shumë të mira këtu në Gjermani. Për këtë më vjen keq, shumë keq. Këndoj këngët shqiptare se jam vetë shqiptare, ku këngën e fundit e kam realizuar në Kosovë dhe videoklipin në Shqipëri”, thotë për Focus News.al.