Esmeralda nga Patra; Bëni gati fjalimin e vdekjes time…

Emigracioni Greqi

“Të paktën bëni gati një fjalim për vdekjen time, se me atë mëndje që ka ai pritet kur te vij e të më vras këtu. Nuk kam hallin tim por të fëmijëve. Që mesa shoh nga shteti pret të vdesim, pastaj të na ndihmojë. Po çtë them tjetër, ja çpo bëhet me femrat. Çfarë kuptimi ka jeta kur e nis me ndarje sharje e ofendime nga më të ndryshmet dhe në fund dalin femrat fajtor se duan të krijojnë familje.”

Keshtu më shkruan kjo nënë në facebook, në profilin tim duke shokuar më shumë se ditën që bëra reportazhin sëbashku me grupin e xhirimit te Fax News, në fshatin Gastunjë. Për këtë nënë që ropatët në fermat e mbjellura me portokale që dy fëmijëve të saj të mos u mungojë qumështi dhe buka. Por gjithashu më shokon prezenca e qeverisë pa sy dhe pa veshë, nje qeveri përbuzese ndaj halleve dhe problemeve shoqërore, ende nuk po ndërgjegjësohet, por është e kapur fort pas karriges së saj qeverisëse. Një qeveri që nuk dëshiron të shohl dhe të bëjë detyrën që I takon duke lënë mënjanë njerëzimin e saj, pasi këtë nuk e njeh. /shpetim zinxhiria/