Federata e Shoqatave shqiptare të Greqisë, si përfaqësuesi e vetme legjitime e komunitetit shqiptar, reagon ndaj deklaratave të papranueshme të vetë-deklaruarit si kryetar i shqiptarëve në Greqi, z. Tahir Mici.
Ne distancohemi nga çdo deklaratë e ngjashme dhe provokuese, i konsiderojmë ato të qëllimshme dhe destabilizuese dhe i denoncojmë ato publikisht!
Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqisë ka provuar më së miri se ishte, është dhe do të vazhdojë të jetë në favor dhe pro ligjit, pa asnjë mëdyshje, edhe kur është fjala për bashkëkombësit tanë. Gjithashtu F.SH.SH.G, mbështet bashkëjetesën e qetë dhe harmonike midis dy popujve miq, bënë çdo përpjekje dhe kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve të tyre të miqësisë.
Shprehim zhgënjimin tonë të thellë në lidhje me këtë incident, pasi persona të vetëshpallur si kryetar të shqiptarëve në Greqi, të vetmen gjë që arrijnë është prishja dhe “nxirja” e imazhit të komunitetit shqiptar që zbaton dhe respekton ligjet e demokracisë greke.
Për Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi
Kryetari
Etmond Guri