FANTAZMA E LIGJIT SIPËR GREQISË…!

999

racizmi55

AGIM BASHA /   “I goditur si një qen”. Kështu e titullonte shkrimin e tij, në një të përditshme të madhe evropiane drejtori i përgjithshëm i Organizatave jo qeveritare, “Human Rights Watch”. Hiu Uilliamson në një prej ditëve të javës së kaluar. Në shkrimin e tij, mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Europë dhe në vendet e Azisë Qendrore, nën titullin e më lartëm, Uilliamson thekson: “Viti i kaluar ishte jashtëzakonisht i vështirë për greqinë, por nuk ka ndonjë sinjal pozitiv se gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen,a  në daçi qysh këtë vit që po i afrohet mezit të tij. (Miliona njerëz janë të prekur nga masat shtrënguese, prej aventurës së ekstremit të djathtë partiak të përfaqësuar me Agimin e Artë dhe tensioni politik që ngulfat edhe më keq vendin.

Shumë shqetësues është suksesi i partisë ekstremiste (nazisteshënimi ynë) Agimi i Artë. Për më tepër, ekzistojnë shumë probleme shoqërore që lidhen me emigrantë të panumërt, të cilët erdhën në Greqi nga vendet jashtë BE-së dhe në këto kushte neglizhohet një tjetër krizë, dhuna ksenofobike ndaj refugjatëve dhe emigrantëve në Athinë dhe gjetkë, i cili rezikon të ketë dalë jashtë kontrollit “, karakterizon  kryesisht në analizën e saj.  Human Rights Watch.

Ne, për ilustrim me një shembull negativ,(njërin prej mijra rasteve të tilla…)nuk do të shkojmë më larg se dita e premte e javës së kaluar. Një lojë më shumë se teatrale, aktoreske u luajt në kuvendin grek gjatë kohës që do duhej të diskutohej mbi një projekt-ligj mbi racizmin, ksenofobinë, dhunën dhe mbijetesën e të huajve në një vend si Greqia.

Projekt-ligji, synonte drejtpërdrejt të parandalonte dhe të kufizonte veprimtarinë agresive, rraciste, rrugaçërore, banditeske dhe huliganeske të grupit politik të partisë Agimi i Artë, (të paktën ligji kishte indikacion të drejtpërdrejtë mbi nazizmin e ri, një kërcënim permanent i lirisë dhe shkallës së demokracisë së vendit). Grupi i deputetëve të partisë Agimi i Artë (partia naziste greke) pas nervozimit permanent të saj, gjasme ironikisht, përshëndetën nën shenjën e nazizmit gjerman të hitlerit. Thirrja  naziste “Hail Hitler’’ shokoi deputetët, punonjësit e tjerë dhe gazetarët  e mediave të pranishëm në atë sallë.

Për të parën here u dëgjua kjo thirrje, thonë të përditshmet vendase…! Ndërsa karakterizimet e tilla si: “Të degjeneruar’’, “Dhi’’, rrugaçër, tradhëtarë, vrasësa’’, vulosën seancën kuvendare të  ditës së premte, që do të shqyrtonte Projekt-ligjin e sjellë në parlament nga ministri i drejtësisë. Deputetë të zgjedhur me votë të kësaj partie naziste, shanë, fyen, poshtëruan e denigruan drejtuesin e seancës nënkryetarin e kuvendit grek, dhe deputetë të së majtës e pjesë të kabinetit qeveritar. Kushdo që e pa dhe dëgjoi live këtë seancë, reagimin plot egërsi, gjithë nerva dhe urrejtje, do të ketë menduar se ndonjë grup huliganësh kanë mësyrë parlamentin grek.

Sjellja prej naziskinësh të kujton vitet e largëta të Luftës së Dytë Botërore, kur përndiqeshin hebrenjtë dhe rracat e etnitë e ndryshme nga ato të gjakut  “arian”. Nëpërmjet atyre skenave të turpshme, të cilat vetëm grupe “tribushë” në pyjet e pa-eksploruara akoma të Afrikës, (nëse ka akoma të tillë..?) mund t’i manifestojnë, Greqia edhe njëherë tregoi se sa poshtë ka rënë standardi demokratik i këtij vendi…(gjoja evropian…)  Me një ekonomi në krizë të thellë,me një shoqëri edhe më tepër të zhytur në krizë…morale, humane,sociale…

Këto janë shprehje të zakonshme tashmë në sallën e kuvendit grek,qysh prej kohës kur partia naziste mori përfaqësim në parlamentin grek…Frontet e luftës që janë hapur pas publikimit të këtij ligji janë aq shumë…!  Së pari qeveria kërkon ‘’përmirësime të vazhdueshme’’ të këtij ligji që ka ndezur luftë në disa fronte… Së pari ka një përplasje ideologjike mes dy partive qeverisëse(janë tri parti në koalicionin qeverisës,por partia socialiste është as mish e as peshk,sot në ditët e vështira të saj…..)Asaj të Demokracisë së majtë…dhe demokracisë së re(djathta..) Partia (Dhimar) e Majta Demokratike ka përkrahur gjithmonë politikat më sociale në vend, është gjithmonë në krah të shtresave në nevojë, dhe ajo më e rëndësishmja:ka përkrahur gjithmonë emigrantët,dhe komunitetet e të huajve. Ndërkaq, ministri i drejtësisë këmbëngul se nuk do ta ndryshojë në asnjë rresht projekt-ligjin e sjellë për miratim në parlament. Teksa, sekretari i përgjithshëm i këshillit të ministrave kundërshtoi në mënyrë të prerë se ligji do të kalojë në këtë gjendje. Ai duhet  të përmirësohet, tha ai, duke qartësuar edhe njëherë, “qëndrimin armiqësor’’, të cilin e kemi thënë edhe ne disa herë, të qeverisë aktuale greke, ndaj komuniteteve të huaja. Por, përse po e kthen qeveria Samaras përsëri këtë ligj për rishikim..?! -Pyesim ne…!

Edhe Kushtetuta vendase, por edhe konventat e ndryshme për lirinë e lëvizjes,dhe të drejtat e qytetarëve në Greqi, gjenin një hapësirë edhe më të madhe, edhe më demokratike tek konceptimi dhe përmbajtja e këtij ligji, më të fundit. Duhet thënë se ligji antiracist i sjellë nga ministri i drejtësisë, konform kushtetutës greke, synon që të parandalojë dhe kundërpërgjigjet, ose më saktë të mbrojë individin, komunitetet e rrezikuara në këtë vend nën peshën e krizës ekonomike, dhe po kaq të rëndë edhe të krizës shoqërore, morale dhe politike, nën trysninë e të cilës  ky  vend duket se po jep shpirt. Një mbrojtje sidomos prej partisë naziste, tashmë pjesëmarrëse  edhe në legjislativin e këtij vendi. “gjasme europian”. “Fryma antihumane, antinjerëzore, antidemokratike që ka përfshirë grupe të ndryshme rraciste politike, dhe shoqërore në këtë vend, (flamurin e së cilës e mban lart (Agimi i Artë) po merr përmasa të papara, që e ekspozojnë shumë keq greqinë në panoramën evropiane të saj.

Një frymë e tillë racizmi po shtrihet dhe zgjerohet me shpejtësi të paparë në këtë vend. Po thellon ndarjen shoqërore, deri në armiqësi mes tyre. Kjo ndarje shihet qartë ngado, nëpër lëvizjet në rrugë,dhe kudo në vendet publike. Në punë është akoma edhe më e madhe. Po dëbohen nga puna sidomos të huajt, kompanitë e mëdha po bëjnë seleksionime konform kësaj klime që përcjell racizmi dhe ksenofobia, e iniciuar prej të djathtës ekstreme dhe partisë naziste, e cila po rrit gjithmonë e më tepër asetet e saj në elektorat. Partia naziste e kishte thënë edhe më herët se:Të huajt do të detyrohen të ikin vetë sipas një Progromi të përcaktuar mirë. Dhe një strategji e tillë është ndjekur deri tani, e përkrahur natyrisht edhe nga partia kryesore. (Demokracia e Re..) që udhëheq koalicionin  qeverisës.

Nazistët në Greqi kanë rrahur, kanë shkatërruar biznese të huajsh, kanë dhunuar publikisht të huaj, kanë përzënë dhe therur. (pa ju dridhur dora.) emigrantë në dhjetëra raste, kanë ngritur struktura të tyre nëpër policinë e rendit dhe nëpër zyrat shtetërore, po sektorin privat. Dhe tani,të ndihmuar nga kriza dhe institucione të caktuara të qeverisë dhe shtetit, zotërojnë një terren goxha të konsiderueshëm sot në shtetin helen. Ndërkaq, në fushën e betejës që ka hapur ky ligj, kemi edhe qeverinë,politikën e së cilës e dominon partia demokratike e re, që në programin e saj mes të tjerash kishte edhe kufizimin e të drejtave të emigrantëve. Ç’ka,e tregoi që me ardhjen e saj në pushtet, duke shfuqizuar deri tani dy ligje shumë të rëndësishme për komunitetet e të huajve.

Qeveria Samaras shfuqizoi ligjin për nënshtetësinë e fëmijëve të të huajve, dhe atë të zgjedhjes dhe votimin e emigrantëve në pushtetin lokal. Nën këtë flamur, kjo qeveri kërkon të mbajë asetet e saj në zgjedhësit grekë. Ndërsa në krahun tjetër kërkon të ekspozojë në sy të Brukselit zyrtar se është një vend demokratik, që e zhvillon demokracinë dhe standardet e saj. Siç po bën një lojë të tillë të ulët, edhe me këtë ligj më të fundit…Ndërsa pranon se  i duhet  vendit një ligj i tillë antiracist,pengon po atë ligj duke dashur që me “një gur të vrasi dy zogj”.

Si mund ta bëjë do pyesi shumëkush…?! Partia që udhëheq koalicionin, është e interesuar për të mbajtur një klimë tensioni në vend,si në frontin politik,ashtu edhe në atë shoqëror. Pamundësia për të dalë nga kriza ekonomike, por shumë herë më e madhe politike (tashmë gjithnjë e më pak njerëz e besojnë klasën politike në vend…). Pikërisht për këtë,instrumenti më i mirë është sundimi përmes përçarjes në fushën politike. Në pamundësi të gjetjes së një zgjidhjeje ekonomike për të dalë nga kriza  tashmë disa-vjeçare e vendit helenik, në dështimin e reformave të ndërmarra në bashkëpunim me Trojkën  e instaluar prej mëse dy vjetësh në vend, në pamundësinë fatale të mbajtjes gjallë të elektoratit të saj, kjo parti po ekstremizon situatën shoqërore dhe morale.te mbyllen shkollat

Një dëm i pallogaritshëm ky, për vitet që vijnë. Të parët që e pësojnë janë grupet e të huajve, të cilat politikat e deritanishme të një pjese të qeverisë aktuale i kanë kthyer në “robër modernë’’, nuk kanë zinxhirë te dukshëm metalikë, por kanë pamundësinë e mbijetesës përmes ngushtimit gjithnjë e më tepër të ‘’lakut të të drejtave’’. Ashtu sikurse edhe për ligjet e mëparshme të shfuqizuar prej kësaj qeverie e të cilët nuk po e shikojnë dritën e diellit, edhe ndalimi i këtij ligji i shtohet biografisë së pasur antihumane, çnjerëzore, dhe ekstremiste të saj. Uilliamson, drejtori i përgjithshëm i Organizmave Humanitarë për Europën dhe Azinë, ‘’Human  Rights Watch’’ në klimën e re të krijuar së fundi, mund të hiqte si të papërshtatshëm titullin e parë të shkrimit të tij, duke e zëvendësuar ndoshta: GREQIA-ORA SOS…! Greqia sot, këtë çast ka nevojë për një ligj antiracist, për një ligj kundër ksenofobisë, kundër nazizmit dhe çdo lloi tjetër të shfaqjes së nacionalizmave ekstreme.

Sot, a nevojë ky vend që të përshtatë dhe të verë në funksion një ligj që i mbron jo vetëm qytetarët, por edhe vetë ligjet nga dhunimi ekstrem i partisë naziste, që sot e kësaj dite dhunon edhe vetë  tribunalin e lirisë, kuvendin grek. Më thoni sa i mbrojtur mund të jetë qytetari i thjeshtë….?! Po emigrantët, (urrejtja ndaj të cilëve krijoi këtë parti-mostër….) A mund të  jenë të mbrojtur pas kësaj…?!

[email protected]

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: