Fehmi Abdiu: Berisha monopolizoi vendin, Topalli shkatërroi parlamentin

719

 

fehmiu 55

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-deputet i Kuvendit, Fehmi Abdiu, shprehet se qeveria e drejtuar nga Berisha ishte një qeveri që i trajtoi shqiptarët me dy standarde, “të vetit” dhe të kundërshtarit, pra njeriun “armik”. Ndërkohë ai shton se për ngjarje të rënda me humbje jetësh njerëzore si “Gërdeci” apo “21 janari”, krime për të cilët ende nuk ka fajtorë, duhet parë mundësia ligjore e rihetimit, sidomos nëse ka të dhëna që nuk janë administruar apo janë fshehur për një arsye apo një tjetër.

Sipas tij, PD nuk e ka lexuar si duhet humbjen, pasi u mjaftua vetëm me dorëheqjen e Berishës: “Problemi shtrohet: A i lexuan shqiptarët dhe në veçanti humbësit dhe fituesit realisht me sy objektiv votën e mbi 1 milion shqiptareve? Unë mendoj se këtu duhet të them “Jo”. Them kështu se PD që humbi zgjedhjet, duhet të gjejnë mënyra për të reaguar. Pala humbëse u mjaftua me faktin se për “fat të mirë” të Shqiptarëve kryeministri në detyrë deklaroi dorëheqjen nga kreu i PD-së dhe pranoi që përgjegjësia në këtë humbje i përkiste vetëm atij. Pala tjetër, që vazhdon të jetë ende në eufori, është e rezervuar për të bërë deklarata të bujshme pas fitores, sepse këto deklarata i ka bërë para saj. Ajo po bën përpjekje për të folur sa më pak e për të justifikuar ato çka ka premtuar, duke shprehur në mënyrë paraprake, para formimit të ekzekutivit se do t’i realizojnë ato çka u premtuan shqiptarëve, sepse populli këtë kërkon prej “bllokut të majtë”, mbajtjen e premtimeve”, tha ai për Shekullin.

“PD gjatë këtyre viteve ishte kthyer në partishtet dhe veprimtaria e saj nuk funksiononte por drejtohej vetëm nga kupola e saj jashtë partisë. Pra mendimi im është se nuk mjafton fakti se PD humbi nga Sali Berisha, apo nga ajo që po argumentohet kohët e fundit se humbi nga që 1 milion shqiptarë nuk e kuptuan programin strategjik të saj, apo se 1 milion shqiptarë nuk e kuptuan nevojën e një mandati të tretë. Pra duhet shkuar në përfundimin se mbi 1 milion shqiptarë objektivisht dhe subjektivisht ishin dhe mbetën të pakënaqur nga udhëheqja, veprimtaria e ekzekutivit të kryeministrit në detyrë që në 8 vjet pati një qeveri që ishte shkëputur nga interesat e popullit të vet, madje edhe nga interesat e një pjese të elektoratit të vet”,

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: