Fëmijët tanë të dy vendeve sot janë në një veprimtari ndërkombëtare, atë që nuk bën shteti e bëjnë vetë këta fëmijë me shpenzimet e familjeve të tyre. Një veprimtari kulturore që vazhdimin e saj e ka për shumë vite më radhë , falë kontributit të dy bijve Kosovar z. Skënderbe dhe Sidrita . Por, edhe në këtël 14 Qershor te 2014 në qytetin Sozopol të Bullgarise ka rifilluar përsëri gara e bukurise ndërkombëtare për femije për çmimin :Little Miss & Mister Planet 2014, e cila do të mbahet deri me 21 Qershor. Në këtë garë do të marrin pjesë fëmijë nga shtete të ndryshme të botës, ku ne mes tyre marrin pjesë 5 fëmijë nga Kosova, të cilët do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës dhe Shqiperinë në këtë garë ndërkombëtare.
Sidrita Sadikaj, Drejtore nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë shoqëron 5 konkurentet dhe për fatin e mirë ajo do të jetë në Juri në mes personave të shteteve të tjera si:Franca, Rusia, Bullgari, Hungaria, Brazilia e vende të tjere.
Fëmijet e Grupit KSSID ku Sidrita është producente është hera e tretë që marrin pjesë në gara ndërkombëtare dhe janë kthyer në Kosovë me çmime te ndryshme
Bajram Kuci dhe Tiola Balaj si dhe tre fëmijë të tjerë do të përfaqësojne Shqipërinë Engjell Berisha, Alejna Gjyrishevci dhe Tringa Balaj do të përfaqësojnë shtetin e Kosoves. Të 5 fëmijët shqiptarë shoqërohen nga prinderit e tyre dhe nga organizatori Skenderbe Sadikaj :producent i Grupit KSSID .
Tringa Balaj me kostumin kombëtar
Sidrita Sadikaj drejtore nacionale për Kosovën kidhur me këtë veprimtari thotë : Eshte hera e trete që fëmijët e grupit KSSID nga Kosova marrin pjesë në gara ndërkombëtare, jam shumë e lumtur që fëmijët shqiptarë marrin pjesë në këto gara dhe kam besim që do të kthehen në Kosove me çmime të ndryshme. Më duhet të falëndërojë të gjithë drejtorët e shteteve të tjera dhe veçanërisht drejtoren e përgjithshme të Little miss & Mister Planet 2014 ne Bullgari znj. Irina Papazova për mikpritjen dhe kujdesin e madhe që tregon ajo për grupin tonë nga Kosova.Suksese te gjithë fëmijëve pjesmarrës !
Engjell Berisha
Çmimet e marrë në veprimtari:
Tiola Balaj ka fituar dy çmime Little miss Charm 2014 dhe Little miss Planet Albania 2014 ,ndërsa këtë radhë kjo vajzë do të përfaqësojë Shqiperinë pët titullin litter miss & mister Planet 2014 Sozopol në Bullgari.
Triola Balaj me kostumin kombetar
Bajram Kuçi ka fituar cmimin :Little mister Inteligjenca dhe Little mister Planet 2014 për të përfaqësuar Shqipërinë në Little miss& mister Planet 2014 në Sozopol të Bullgarise.
Bajram Kuçi
+
Alejna Gjyrishevci ka fituar çmimin :”Mbretëresha e Kalasë së Prizrenit 2014 dhe Little miss Planet Kosovo 2014
Alena Gjyrishevci
Skenderbeu është vëllai i Sidritës , sai është ideatori i programit. Ky është momenti kur Sidrita dhe Skëndërbeu kurorizojne Alejnen ME TITULLIN :Mbreteresha e Kalase se Prizrenit 2014
Ky është Engjell Berisha në spektaklin :Mbret & Mbreteresha e Kalase se Prizrenit 2014 (organizuar nga Skenderbe Sadikaj dhe Sidrita Sadikaj ) ai ka marre çmimin e madh :Mbret i Kalase se Prizrenit 2014 nga Kryetarja e jurise Sidrita Sadikaj
Skenderbe Sadikaj