I foli futbollistit Januzaj, përfundon në polici

920

 

drini fjala jone

Ndodh edhe kjo në Greqi me menaxherin e futbollit shqiptar Drini Çaushi, po këtë radhë me policinë anglezë të cilët e dërgojnë në policinë greke në rajonin e policisë Palio Faliro. Pas një bisede me menaxherin Drini Çaushi mësojmë se arsyeja e ndalimit të tij nga anglezet në fushën e stadiumit menjëherë pas ndeshjes ka qenë pse ky i ka folur shqip lojtarit shqiptar Januzaj, edhe pse në emër të Federatës Shqiptare do ti jepeshin dy bluza të kombëtares sonë kombëtar me numrin 10. Në hotel për dy ditë Januzaj mbahej si i burgosur dhe nuk lejohej të bëntë asnjë takim, po e njëta gjë ndodhi edhe në stadium ku mbahej i rrethuar në shkallët e stadiumit sikur te ishte i burgosur. Faji im ishte për të cilën më dërguan në polici në Palio Faliro dhe më mbajtën për gati tre orë  ishte se unë doja të përshëndesja dhe t’i jepja nga ana jonë si dhuratë këto dy bluza në emër të Federatës, një traditë që ne shqiptarët e kemi këtë gjë. Në Athinë e kudo kam takuar dhe folur edhe me futbolliste të tjerë me emër në historinë e futbollit, por rasti i fundit më ka indinjuar shumë me policinë anglezë , përfundon për gazetën tonë Drini Çaushi.

drini 1

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: