Kryetarja e Forumit te Gruas Shqiptare LDSH në qytetin e Pireut.
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve sa vjen dhe po zgjeron veprimtarinë e saj politike. Si një forcë politike dalë nga gjiri i popullit tashmë ajo ka zgjeruar veprimtarinë e saj edhe jashtë kufijve te vendit. Pak ditë më parë më 18 Maj, festoi me modesti në qytetin e Gramshit në Pallatin e Kulturës përvjetorin e katërt të krijimit të saj. Viti 2014 shënon një sukses të veçantë për këtë lëvizje, pasi në këtë strukturë tashmë marrin pjesë edhe shtresa më e shtypur ajo e emigrantëve, veçanërisht nga Greqia.
Nga krijimi i Deges se LDSH në Greqi 25/04/2014
Më 25 Prill emigrantët në Athinë ngritën Degën e kësaj lëvizje, ndërsa dy javë më vonë më 11 maj ngritën Forumin e Gruas Shqiptare.
Kryetarja e Gruas Shqiptare Jolanda Perfundi, duke pritur grate para fillimit te Forumit ( Pire 1/06/2014)
Sot me 1 Qershor nën drejtimin e sekretares së Degës zonjës Shpresa Jano dhe Kryetares së Forumit të Gruas Shqiptare në Greqi, znj. Jolanda Perfundi , ngritën në qytetin e Pireut Forumin e Gruas shqiptare, duke zgjedhur edhe kryesinë. Në krye të Forumit u zgjodh Shqipe Shane.
Pamje nga krijimi i Forumit te Gruas Shqiptare në Pire 1/06/2014
Kryesia e Deges së LDSH në Greqi përgëzon këto gra fisnike që përveç halleve dhe problemeve të përditëshme gjejnë mundësi dhe forca për të mbështetur këtë strukturë të re politike të porsa lindur. Dega Greqi eshte dhe mbetet një forcë mbështetëse e LDSH, pasi brenda kësaj partie ne themelet e saj qendron demokracia, transparenca dhe kjo na jep besim për një fitore në përmbysjen e sistemit të sotëm të korruptuar.