Fustanella në Greqi, një kostum tradicional shqiptar i bastarduar

3949

fustanella veshje kombetare

Fustanella nje veshje ne truprojat e nderit

Koha ka treguar se historia gjithmonë është shkruar nga fituesit dhe nga më të fortët, të cilët i kishin të gjitha mundësitë për të shkruar historinë ashtu siç donin, me një qëllim të caktuar, për të mohuar dhe deformuar të vërtetën. Historia e shkruar nga këta kishte si qëllim që t’i shërbente interesave të shtetit edhe pse kjo histori e vërtetë mohohej, dhe i vidhej një populli tjetër, aq më tepër në veshjen tradicionale apo në kostumet kombëtare. Më në fund pas shumë dekadash është pranuar zyrtarisht se fustanella greke është një fustanellë shqiptare e kopjuar nga vetë grekët. Dekada më parë fustanella shqiptare justifikohej si një veshje e grekëve të lashtë, por kjo hipotezë ra shumë shpejtë, më pas u trajtua si një veshje e komunitetit vllehë, por doli se edhe vetë vllehët nuk ishin me origjinë greke.

fustanella 1821--55

Veshje e viteve 1930

Kjo vjedhje më shumë ka të bëjë me fustanellën shqiptare në Greqi, veshje e kostumeve tona kombëtare. Arvanitasit jo vetëm ishin kryengritësit kryesor të luftës për çlirimin e Greqisë në vitet 1821 nga perandoria turke, por më pas ata drejtuan këtë vend deri në mes shekullin e 19-të. Fustanella e luftëtarëve arvanitas pas çlirimit u bë një veshje kombëtare në shumë zona lokale të Greqisë, por edhe një veshje kombëtare e ushtrisë, sidomos për ushtarët e truprojave të nderit pranë Parlamentit apo Pallatit Presidencial.

parlamenti55

Truproja e nderit para parlamentit

Por sikur të mosmjaftojë me kaq, kjo fustanellë e kopjuar nga grekët u trashëgua duke u masakruar, duke mos patur asgjë të ngjashme me atë që grekët kopjuan apo trashëguan fustanellën shqiptare nga luftëtarët arvanitas. Grekët shumë shpejt e kthyen fustanellën shqiptare në një modë-mini, duke e prerë në atë mënyrë që të qendrojë mbi gjunjë, duke e bastarduar atë…

Historia

Fustanella e sotme në Greqi është veshur për të parën herë në truprojën e pallatit të mbretit grek George A. (William – Ferdinand – Adolf – George) ne vitet 1863. Mbas një vlerësimi të uniformave më të mira nga një elitë, e cila kishte për qëllim vendosjen e uniformave që do pajisej truproja , e cila ruhet dhe përdoret deri më sot. Sipas dokumentave të asaj kohe shorti ra mbi fustanellen shqiptare, që deri më sot historia e saj ka mbetur e errët. Por një thënie e spikatur e historianit Lord Bajroni më 1809 gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në kujtimet e tij është shprehur: “Shqiptarët me kostumet e tyre kombëtare, me fustanellën e bardhë janë më madhështorët në botë,…”

 

Fustanella për grekët përbën një uniforme kombëtare dhe aktuale.

fustanell rruga

Fustanella sot për vetë grekët përbën një uniformë kombëtare dhe aktuale. Siç dihet fustanella ishte në fakt veshja kombëtare e arvanitasve (shqiptarëve), me vendbanime të shumta shqiptare në Greqi duke filluar nga zonat e Athinës, Spata,Tatos në Halandri dhe Loytsa …). Kjo fustanellë u krijua si veshje e greko-folëse e popullsisë së krishterë, ndërsa në shekujt e 17 dhe 18 erdhi në jetë si një veshje dominuese. Sot fustanella shqiptare në Greqi simbolizon kombin, luftërat e bëra dhe trimërinë. Shumë herë është folur dhe përfolur se fustanella e sotme e ka origjinën nga grekët e lashtë (archaiellinikis), por më vonë kjo u pa se nuk është e vërtetë. Fustanella si dhe veshja e vllehëve janë të origjinës së njëjtë, pra të origjinës shqiptare, por mungesa e origjinës greke e vllehëve procepton: që jam malok, por nuk jam grek!).

Lord Bajroni: Shqiptarët me kostumet e tyre kombëtare, janë më madhështorët në botë

lord bajroni

Ja çfarë i shkruan historian anglez Lord Bajroni nënës së tij më 1813 : “Shqiptarët me kostumet e tyre kombëtare, janë më madhështorët në botë, fustanellë të bardhë, ari-qëndisura mantel, purpur kadife, jeleku i qëndisur dhe thurur me ar…”. Kjo nga një udhëtim nëpër Shqipëri dhe krahinat e tjera të Turqisë në Evropë dhe Azi dhe  Stamboll gjatë viteve 1809 dhe 1810”. Më pas fustanella shqiptare u krijua si një uniformë e standardizuar që nga viti 1813 për këmbësorinë greke të ashtuquajtur (Drita e Ushtrisë). Në këto vite fustanella shqiptare është një produkt vjedhje. Helenët morën kostumin kombëtar të Shqipërisë si një uniformë ushtarake, të kopjimit të tyre anglezë, aq sa vetë mbreti Otto ka veshur fustanellën shqiptare në vitin 1832 edhe pse nuk kishte lidhje gjaku me greket. Fustanella shqiptare ka njohur krenarinë dhe lavditë e mëdha gjatë Revolucionit të vitit 1821 dhe u bë një simbol i luftës së Grekëve të robëruar kundër Perandorisë Osmane.  Shumë luftëtarë grekë nuk shkonin në luftë, sepse ata nuk ishin fustanellë të pastër. E bardha simbolizon pastërtinë, dhe siç thotë një proverb i famshëm “pastërtia është gjysma e fisnikërisë”.

 

William Martin Leake: Të gjithë personat dhe bijtë e vezirit janë mësuar të veshin kostumin arvanitas

Përshkrimi i kolonelit anglez William Martin Leake, për Ali Pashën në 1805: “Të gjithë personat dhe bijtë e vezirit janë mësuar të veshin kostumin arvanitas: jelek te qendisur prej ari dhe fustanellë e dyfishtë. Kostum shumë i bukur, kur është e re dhe të pastër. Që nga ajo ditë e deri më sot fustanella nuk ka humbur ndonjëherë nga zakonet lokale të vendit, nga tradita kombëtare e Greqisë.

 mbreti othona 55

(Mbreti Otto i Greqise veshur me fustanellën shqiptare )

Fustanella ndez debatin televizion dhe në rrjetin social

Sot në ditët tona, diskutimi mbi origjinën e fustanellës ka ndezur akoma më shumë interesin në rrjetin social të internetit, por fatkeqësisht në stilin shovinist.  Lidhur me këtë temë në shumë raste vendasit po tregojnë aspekte të  skizofrenisë avancuar, mendjet e tyre tashmë moderne me një fantazi  të madh, thonë se fustanella është trashëguar nga Greqishtja e lashtë. Një debat të fuqishëm ka patur dy vite më parë kur kanali privat i televiyionit SKAJ trajtoi gjërë një seri dokumentarësh lidhur me rolin që luajtën arvanitasit në Greqi, por edhe për prejardhjen e fustanellës greke. Shumë vendas u përpoqën për të mohuar të vertetën e dokumentarit duke analizuar se fustanella e ka prejardhjen jo nga arvanitasit, por nga grekët e lashtë.

82 vjeçari: Jam Vllehë,por nuk jam grek!

plaku 82 vjecar Vllehe

Kështu është shprehur 82 vjeçari George Mavrommatis nga zona malore e Pindit për “Studimin e Lirë” dy vite më parë. Argumentohet se vllehët janë grekë, në një kohë që janë duke folur latinisht. Gjuhën greke na i kanë imponuar mbi ne me anë të forcës nacionalizmit grek. Në fshatin tim, kur unë isha ende fëmijë, Metakas kishte dërguar një mësues, i cili na godiste sa herë që ne ishim duke folur në gjuhën tonë amtare, vllahe. Megjithatë, shteti grek më bëri grek, pavarësisht nga fakti se unë nuk jam, dhe unë të ndjehem për Greqinë si atdheun tim, përfundon për “Studimin e Lirë” 82 vjeçari me origjinë vllahe nga fshati Giourgia të Pindit malor.

Fustanella “mini” e Gardës Presidenciale

 fustanella kthyer ne minifundGrekët pasi kanë kopjuar fustanellën shqiptare e kanë shkurtuar atë duke e kthyer në minifund. Tashmë kjo fustanellë e shkurtuar deri mbi gjunjë përbën në vetvete një shëmti se sa nje veshje të një trup roje nderi, fatkeqësisht fustanella e sotme është kthyer sot në Greqi më shumë se kurrë një spektakël të mjerueshme. Para Parlamentit vendas gjatë ndërrimit të vendrojeve, duke paraqitur me të vertetë një balet të keq. Besoj se nuk është një rastësi!

Në radhë të parë fustanella është nje veshje shqiptare, që fatkeqësisht sot është e deformuar dhe bastarduar dhe është kthyer në minifun, nuk ka asgjë të përbashkët dhe është larg me veshjen e trashëguar nga fustanella e luftës. Sot aq më keq  kur vetë Presidentit aktual të Republikës, Z. Karolos Papulias është vetë me origjinë shqiptare. Ndërsa jashtë vendit, për grekët e diasporës, veshja me fustanellë mbetet një ikonë kombëtare, një lidhje e tyre me Greqinë. Ndërsa për Shqipërinë përbën një indiferentizëm, ku ende ushtaret e truprojave të Nderit pranë Parlamentit apo Pallatit Presidencial kane veshje ushtarake dhe jo tradicionale.fustanella 55

 

 

 

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: