Gjendet i vdekur shqiptari që vrau gardianin

933

burgu ne focus

Mediat vendase bëjnë të ditur se është gjetur i vdekur në qelinë e tij mbrëmë në mesnatë i dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari  Ylli Kareli, i cili dy ditë më parë (martën) kishte vrarë me një thikë të sajuar gardianin 46 vjeçar Jorgo Tcironi në burgun Malandrinu. Rreth 11:30  shqiptari 40 vjeçar është gjetur i vdekur në qelinë e tij. Sipas kryetarit të rojeve të brendshme të burgut Nigritas, Haris Konsolidhis, i dënuari shqiptar u transferua në burgun e Nigritas dje ( të enjeten) rreth orës 4 pasdite në izolim për mbrojtje.

Pak orë para mesnatës, gardiani i burgut ka gjetur se i burgosuri 40-vjeçar qendronte i palëvizur në shtratin e tij. Menjëherë ka njoftuar ambulancën ku u transferua në qendrën shëndetësore të Nigritas dhe më pas në spitalin e përgjithshëm në Serres. Në burgun e Nigritës në qytetin Serros ka mbritur policia dhe mjeku ligjor, kamerat e sigurisë kanë përjashtuar krimin

 Historia e denimeve të 40 vjeçarit

Është dënuar për herë të parë në burgjet greke në moshën 23 vjeç në më 21 /10/1997 për vjedhje të rëndë. Dënimi për këtë vjedhje në gjykatë arriti në 16 vjet dhe pesë muaj.

– Në më 5 maj të 2007 është liruar me kusht pas kërkesës së tij për shkak të shlyerjes të 3/5 të dënimit të tij.

– Në 4 Prill 2007/3/4 dënohet përsëri për vrasje dhe grabitje. Akuza për vrasje është bërë në Neo Iraklio, në shtëpinë e një çifti për të vjedhur bizhuteritë. Gjykata e Shkallës së parë e ka dënuar me 20 vjet e 18 muaj dhe Gjykata e Apelit në 12 vjet e nëntë muaj, ndërsa nga Gjykata e Apelit u dënua me 8 vjet burg për drogë.

Sot në burgjet greke vuajnë dënimin rreth 2300 shqiptarë. Greqia mban vendin e parë për nga numri i burgosjeve të të huajve, po ashtu edhe për dënime të rënda.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: