Gjermani: Shtetësia e dyfishtë përçan qeverin Merkel

merkel-merkel

Nuk është ende e qartë se kush mund të konsiderohet gjermane dhe ai që nuk është, shkruan revista prestigjioze gjermane “Spiegel” .Angela Merkel premtoi se do të japë shtetësi të dyfishtë për fëmijët e lindur në Gjermani nga prindë  emigrantë, por publikimi i revistës Spiegel referohet me një titull  “Peizazhi i mjegullt dhe e paqartë” në çështjen e dyshtetësisë për fëmijët e emigrantëve në Gjermani.

Revista në fjalë ka në posedim projekt-ligjin e përgatitur nga Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Mézières,  ku thekson se, për të marrë një fëmijë shtetësinë gjermane duhet të ketë jetuar në vend të paktën dymbëdhjetë vjet, si dhe të ketë kaluar shumë vite në këtë vend adoleshencën, ndërsa ligji bën fjalë se për shtetësinë e dyfishtë kanë të drejtë ata fëmijë që kanë mbaruar shkollën e mesme gjermane.

Por marrëveshja kornizë e nënshkruar nga pjesëmarrësit në koalicionin thotë se “shtetësia e dyfishtë është zgjeruar për ata që kanë lindur dhe rritur në Gjermani,” një formulim i mjegulluar nga Social Demokratët dhe Demokristianët e Merkelit që thonë se ata nuk e kuptojnë këtë projekt-ligj.

Anëtarët e Social Demokratëve besojnë se partia e Kancelarit është duke u përpjekur për të zvogëluar shtetësinë e dyfishtë në fëmijët e emigrantëve . Politikani gjerman i origjinës turke Ali Dogan i cili është anëtar i Social Demokratëve , tha se ” nuk është e mundur të pranojë kufizime të tjera mbi shtetësinë e dyfishtë në kuadër të marrëveshjes , ” duke shtuar se ligji i është diskutueshëm ” qeveria është duke u përpjekur për të ” pastruar ” prejardhjen arsimore të fëmijëve me origjinë turke, kjo para se të japë shtetësi të dyfishtë . ”

Deri në nëntor të vitit të kaluar, fëmijët e imigrantëve të lindur në Gjermani duhet të ishin deri në 23 vjec, kjo për të zgjedhur midis kombësisë gjermane dhe shtetësinë e vendit të tyre të origjinës. Çështja e emigrantëve në Gjermani ka rëndësi të madhe që, sipas Zyrës Federale të Statistikave të vendit prej 1.1 milion njerëz kanë emigruar në Gjermani në 2012 dhe po atë vit, 712.000 njerëz u larguan nga vendi…