Pamela Anderson: Gjoksi më ka ndihmuar në karrierën time . Njohja dhe fama ka ardhur falë atij kostumi të kuq në telefilmin e famshëm “Baywatch”. Pamela, e cila sot është 46 vjeç thotë , “ gjoksi më ka ndihmuar në karrierën time”. Aktorja në “Taormina Film Fest” ka treguar edhe mbi projektet e saj më të fundit në kinematografi. Një film i Werner Herzog, ku Anderson do të luajë rolin e një nënë, ku djali i saj akuzohet për vrasje. Në setin e xhirimit do të jetë edhe Mike Tyson.
Filmi që pritet të nisë xhirimet në mesin e shtatorit në Meksikë nuk do të jetë projekti i vetëm për Pamelën. Aktorja po punon edhe në 2 produksione televizive.
Anderson është shumë e lumtur për këto të reja në jetën e saj, “fëmijët e mi tashmë janë të rritur dhe kam më shumë kohë për veten”. Gjithashtu vazhdon edhe betaja e saj në luftën kundër dhunës ndaj gruas.
“Kam realizuar një fondacion që ndihmon viktimat e dhunës. Në Kanë kam rrëfyer gjera shumë intime për ato që më kanë ndodhur në fëmijëri. Kam qenë e ngacmuar seksualisht qysh fëmijë dhe më pas kam patur aventura me sfond seksual shumë të trishta”, thotë Anderson.
/ Top Channel