Grabitje me armë në një firmë private në Fushë-Prezë

Aktualitet

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një firmë private në Fushë-Prezë. Mësohet se rreth orës 04:20 të mëngjesit 4 persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në zyrat e firmës private duke kryer grabitjen.

“Ata kanë hyrë brenda rrethimit dhe kanë arritur të neutralizojnë rojet, ndërkohë që dy personat e tjerë, kanë kontrolluar zyrat e kësaj firme. Këta shtetas kanë arritur të marrin një shumë monetare prej 70.000 lekësh”, bën me dije Policia e Tiranës.

“Në orën 04: 23 të mëngjesit të 6 prillit ka ardhur një telefonatë tek Nr. 112, nga salla operative e një firme Sh.P.S.F.-je (polici private) se në Fushë Prezë, tek një firmë kanë hyrë 4 persona të armatosur”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. /E.SH/