Greqi, 36.5 % papunësia për emigrantët

889

papunesia portret

Shkalla e papunësisë së personave me shtetësi të huaj, për tremujorin e parë të 2014 (janar-mars) janë më të mëdha se ato të shtetasve grekë që shkon deri në në 36.5%, kundrejt vendasve me  27.0%. Gjithashtu, 73.0% e shtetasve të huaj janë ekonomikisht aktive, e cila është dukshëm më e lartë se ajo e grekëve, që është 50.6%.

papunesia

27.8% e papunësisë për vendasit në tremujorin e parë 2014

Rritje të papunësisë tregojnë të dhënat ELSTAT. Një rritje e vogël e papunësisë është regjistruar në tremujorin parë të këtij viti (janar-mars), duke arritur shifrën në 27.8%, krahasuar me 27.6% në tremujorin e parë 2013. Sipas të dhënave të paraqitura sot nga Autoriteti grek i Statistikave ELSTAT, numri i të punësuarve arriti në 3.483.716 njerëz dhe të papunët në 1.342.299. Punësimi në tremujorin janar-mars 2014 u rrit me 0.1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe pati një rënie 0.6% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013. Numri i të papunëve është rritur me 0.4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 0.5% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2013. Papunësia te femrat është 31.4%, si dhe  është shumë më e lartë se meshkujt  që është 25, 0%. Norma më e lartë e papunësisë tek të rinjtë e moshës 15-24 është në 56.7%, të cilat gratë e reja arrin në 61.5%. Proporcioni i “papunëve të rinjë”, dmth të papunë të cilët kurrë nuk kanë punuar në të kaluarën, është në 23.0% të të gjithë të papunëve dhe të papunëve meafatgjatë, ata që janë duke kërkuar për 12 muaj dhe më lart punën, janë përkatësisht 71.4%.

papunesia ne focusnews 55




Këtë e pëlqejnë %d blogues: