Greqi, gratë e dëshpëruara kërkojnë një vend në shtëpitë publike!

2503

prostitucioni 44

Greket e martuara po bëhen prostituta për të mbështetur familjen e tyre. Një dramë që prek një pjesë të shoqërisë vendase, një dramë që sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha. Kjo sipas reportazhit të gazetes greke Espresso, një gazete e cila më shumë se kushdo prek problemet sociale të shoqërisë. Sot numri i përgjithshëm në Greqi lidhur me prostitucionin mendohet nga organet përkatëse se është në 20 mijë, një numër i madh për një vend të vogël si Greqia. Pasionet tragjike të krizës ekonomike në këtë vend kanë marrë dimesione të reja, duke ndikuar që shumë gra të martuara pavarësisht nga mosha janë hedhur në tregun e prostitucionit në mënyrë që të sigurojnë para për të mbajtur familjen e tyre. Kështu e fillon reportazhin e saj gazeta Espresso, ku ne mes të tjerave thekson se në vitet e fundit shumë gra të dëshpëruara kërkojnë punë në shtëpitë publike ( bordellot)

“Për shkak të krizës ekonomike, shumë gra që disa vjet më parë nuk kishin kaluar as jashtë shtëpisë publike ( bordellos) sot , vijnë dhe kërkojnë pune te ne, që të punojnë si prostituta për të fituar bukën e gojës dhe të paguajnë faturat dhe haracet e tyre dhe rritje”, thotë një ish-pronarë të shtëpisë publike, duke theksuar se, shumica e grave që punojnë në bordellot, është nga 30 – 45 vjeç që kanë familje dhe fëmijë”.

Tregues i situatës tragjike ekonomike në të cilën shumë familje kanë rënë, është historia që tregon për gazetën pronari i nje studio, një grua kërkoi punë në një bordello, por u rrëzua psikologjikisht: “Disa kohë më parë erdhi një grua në moshë 40 vjeçare dhe më tha se burri i saj ishte pushuar nga puna e tij, ku punojnë në një kompani transportesh! Ata kishin dy fëmijë dhe jetonin me qira, por paratë që ata fitonin ishin rreth 500 euro në muaj. Jo më kërkoi që të punojë dy herë në javë në programin e mëngjesit, me qëllimqë kur të mungonte në shtëpi të mos e kuptonte burri i saj.

Pamja e saj e jashtme ishte shumë e mirë, por unë i shpjegova se për të punuar në studio në fillim dihet që të nxjerrë lejen e punës ( apostafat) dhe të kalonte për një ekzaminim mjekësor. Kur e pyeta nëse ajo ishte menduar mirë për atë që do të bënte, bërtiti duke qarë dhe më tha se kishte frikë, por nuk kishte rrugë tjetër zgjidhje! U Shqetësova shumë dhe e këshillova atë që të kthehej në shtëpi dhe të kërkonte për një punë tjetër, sepse me atë psikologji ishte e pamundur për të hyrë në dhomë me një klient. Puna e prostitutës është shumë e vështirë dhe kërkuese. Kur ju jeni në shtrat me një klient, ndjenja duhet të shkojnë  përpara, pra të ecin.” Kjo është një nga dramat e shumta në të cilat po përballet një pjesë e shoqerisë vendase, një shoqëri e cila nga dita në ditë po bën të pamundërën për të mbijetuar…