Greqi: Kristian Bushaj një nga talentet e rrallë

1160


Kristian Bushaj një nga talentet e rrallë që kanë lindur e po rriten në fushat e sportive të Greqisë. Një yll i vogël që po shkëlqen në vendin fqinjë, aq sa mosha e tij 14 vjeçare, por edhe mënyra sesi ai luan tek Akademia e Olympiakosit të Pireut, na bëjnë optimistë dhe të mendojmë, se ky lojtar është me një të ardhme të shkëlqyer. Ky është edhe mendimi i trajnerëve që kanë punuar deri tani me Kristianin. Këmba e majte e tij, por edhe goditja dhe qetësia në lojë janë karakteristikat që e bëjnë 14 vjeçarin shqiptar të lozë edhe pa probleme me ekipet e moshave më të mëdha. Ai ka një piksynim, do me ç’do kusht t’i realizoj.Ti ngjaj kushëririt të tij e të shënoj më tepër gola, sesa kusheriri i tij Alban Bushit, por që kjo të harrihet do më shume punë e djerse, na shpjegon i jati i tij Arben Bushi.

Vitin që kaloi Kristiani u grumbulluan në kombëtaren e moshave për rinjtë e Greqise, por per shkak dokumentacioni, ashtu si shumë të lindur në Greqi, ky talent humbi turneun ndërkombëtar të zhilluar në Spanje në qershor të 2012. Pak ditë më parë në një ndeshje midis akademive të Olympiakosit, presidenti i këtij klubi rekomandoj stafin e trajnereve, për një përgatitje speciale për Kristianin, me nje program trajnimi pran ekipit të të rriturve.

Të gjitha matjet e bëra pranë kompleksit gjigandë të Olympiakosit, si Hergometrika etj,treguan se e ardhmja e këtij futbollisti flet qartë për nje talent ne futbollin Grek. Flet qartë se djaloshi i lindur në Pire nga prindër shqiptarë do jetë qendër e vëmëndjes sportive nëpër mediat helene. Edhe pse shkon në shkolle greke,Kristiani nuk haron gjuhën shqipe, por edhe Tiranen ku ai kalon pushimet verore.

Në Tiranë kaloj mirë thotë ai ,pasi kam gjyshin e gjyshen, por më mungon stërvitja, mezi pres të kthehem pranë Olympiakosit. Kjo skuadër me emër të madh në historinë e futbolli grek, për mua është shtëpia e parë, pasi më shumë jam në stërvitje sesa në shtëpi.

bushi




Këtë e pëlqejnë %d blogues: