Greqi, me pikatore dhënia e azilit për mijëra aplikime !

Emigracioni

Në vitin 2016, rreth 173 450 refugjatë mbërritën në ishujt grekë të ardhur nga brigjet e Turqisë. Vetëm për muajin tetor 2015 kaluan detin dhe arritën ishujt grekë 211.663 njerëz, ose mesatarisht 6.828 njerëz në ditë. Pas marsit të vitit 2016 dhe nënshkrimit të BE-së – Marrëveshje Turqi, flukset janë reduktuar gradualisht.

Në janar 2016 të ardhurit ishin 2,175 në ditë, ndërsa në tetor, numri mesatar i të ardhurve kishte rënë në 96 njerëz në ditë dhe në muajin dhjetor ra në 54 persona në ditë.

Megjithatë në vitin 2017 (fillim të janarit deri në mars 5), 2.627 refugjatë dhe emigrantë kanë mbërritur në ishujt grekë të ardhur nga brigjet e Turqisë. Kjo shifër është shumë herë më e vogël para 121.426 refugjatëve me të njëjtën periudhë të 2016.

Rezultati është se sot një total prej 14,018 njerëzve (sipas të dhënave zyrtare të Greqisë) gjënden në ishujt, ndërsa infrastruktura ekzistuese është që të përballojë e të strehojë rreth 7,000 njerëz në kushte të mirë

Mijëra aplikime për azil janë “ngrirë” në nga autoritetet e Greqisë, që sot gjendet përballë një situate shumë të vështirë për dy vitet e fundit për shkak të fluksit  gjithnjë e  e në rritje…

Të dhënat nga Eurostat:

Për vitin 2016, kërkesat për azil në Greqi arritën në 49.875 nga 11.370 aplikime që ishin bërë në vitin 2015, duke shënuar një rritje prej 339%. Këto shifra të reja renditin Greqinë në vendin e dytë në vendet e BE-së me shumicën e kërkesave për azil në proporcion me popullsinë e tyre. Sipas Eurostat, Gjermania vjen e para me 87.89 aplikimet për azil për një milion banorë, Greqia e dytë me 4,625 aplikime për azil dhe Austria të tretë në 4.587, ndjekur nga Malta 3.989, Luksemburgu 3.582 dhe Qipro 3.350.

Në BE aplikimet ranë nga 1.257 milionë që ishte në vitin 2015 në 1. 204 mil. Për vitin 2016, dhe është dyfishuar në krahasim me vitin 2014, që ishin bërë 562,000 aplikacione. Në vitin 2016 shumica e aplikime për azil në shtetet anëtare të BE-së ju dha sirianëve ku 334.800 kërkesa fituan azil 28% të aplikimeve, afganët 183.000 ose 15% e aplikacioneve, dhe irakianët nga 127.000 ose 11% e aplikacioneve .Në Greqi shumicën e aplikimeve për azil është bërë nga sirianët  me 26 630 ose 53%, irakianët me 4,770 ose 10%, dhe pakistanez me 4.420, ose 9%.

Së fundi, sipas Eurostat, në fund të vitit 2016 janë në pritje akoma edhe  601.900 kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE