Greqi: Neo-nazistët thirrje për të mbyllur shkollat shqipe

936

neo-naziste-shkolla

Foto: Anëtarët e partisë naziste në Greqi, “Agimi i Artë”

Ekstremi i djathtë në  qytetin Kavala për herë të dytë here brenda një javë me thirrje të njëpasnjëshme ka deklaruar si të padëshirueshme mbylljen e shkollave shqipe, si dhe duke venë në epiqendër të sulmeve edhe kryetarin e bashkisë së qytetit të Kavallës, pasi ky i kishte dhënë ambiente komunitetit shqiptar për hapjen e klasave në gjuhën shqipe.

Ushtria e neo-nazisteve të veshur me uniformën e tyre  karakteristikë ngjyrë të zezë , me parulla “Jashtë nga Greqia të huajt” dhe flamuj në duar, kanë marshuar ditën e shtunë në qendër të qytetit me thirrje për të mbyllur klasat e gjuhës shqipe, ku filloi këtë vit si një program të mësuarit të gjuhës, një program i mbështetur edhe nga BE. Bëhet fjalë për klasa ku mësimet bëhen një herë në ditë, konkretisht çdo ditë shtunë për fëmijë të moshave 6-14 vjeç që kanë lindur në Greqi dhe që rregullisht ndjekin shkollat ​​greke të qytetit të  Kavallës.

Faktikisht programi mësimor është miratuar nga departamenti kompetent i Ministrisë së Arsimit dhe kurset do të ndihmoheshin nga Drejtoria e Arsimit të qytetit të Kavallës, kjo me vfendimin e lëshuar nga kryebashkiaku i qytetit zoti Simitsis

Anëtarët e partisë naziste Agimi i Artë e kanëquajtur programin  “Shkolla Shqiptare”  dhe janë mbledhur fillimisht jashtë ambientit të shkollës . Pastaj, “karvani militant”,  u zhvendos me marshimin ushtarak në drejtim të bashkisë së qytetite, ku anëtarët nazistë të kësaj partie  në formë parade thërrisnin parulla kundër kryetarit të bashkisë. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë zoti Simitsis ka deklaruar se, është krenar për vendimin e lëshuar nga ai vetë dhe se do të vazhdojë të ofrojë mësim të vertetë të gjithë fëmijë ve që ndodhen në territorin e Greqisë, sepse ne nuk kemi frikë nga askush…

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: