Greqi: Numri i vdekjeve dy here me i madh se lindjeve !

824

 

lindjet 55

Ulet numri i lindjeve, rritet numri i lindjeve të foshnjave të vdekur. Anketa tregon disa nga pasojat qe po le kriza ekonomike ne Greqi. Renia e lindjeve pas vitit 2009 dhe rritja fatale e foshnjave te vdekura në të njëjtën kohë, shenon nje rekord sipas studimit te madh te kryer nga znj Efi Simos, studjuese dhe bashkepunetore ne Shkollën Kombëtare te Shëndetit Publik.

Studimi është bërë nën mbikëqyrjen e profesories znj. Anastasia Roumeliotis, ku tregon se nga viti 2009-2011 dhe  me pas jane regjistruar lindjet ne rënie në 10.13%, ndërsa per vitet 2008-2011 tregojnë një rritje prej 21.15% te lindje të foshnjave te vdekur. Pra kjo tregon se vdekjet jane dy here me te larta se lidjet normale.

Sipas studiuesve dhe siç publikohet edhe në gazeten Eleftherotypia së dielës, evolucioni është i lidhur me rënien e GDP-së prej 14,82%  nga viti 2009-2011, ndersa në veçanti ka nje rritje te lindjeve te foshnjave te vdekura qe lidhet edhe me rritjen e papunesise me, veçanërisht të grave.

Gjithashtu vlen të përmendet se sipas Anketës per Jetesën për vitin 2011, grekët janë në vendin e parë në mesin e evropianëve, të cilët thonë se ata nuk arritën një lloj të kujdesit mjekësor, pasi kane shpenzime. 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: