Greqi, pyetje dhe pergjigje rreth problemeve të emigrantëve

1901

emigrantet 1

Fatos Malaj në bashkëpunim me redaksinë e gazetës u përgjigjet disa pyetje të emigrantëve që kanë të bëjnë me problemin e legalizimit në Greqi

Kam leje qëndrimi për punë të varur dhe dua ta rinovoj. Sa pulle (ensima) më nevojiten ?

Për të rinovuar lejen e qëndrimit të nevojiten 120 pulle (ensima) në vit. Në se leja juaj është dyvjeçare duhet të keni gjithsej 240 pulle (ensima) për të dy vitet.

Nuk plotësoj numrin e pulleve (ensimave) për rinovim. Mund t’i blej?

Mund të blesh deri në 20% të pulleve (ensimave) që nevojiten  . Dmth, çdo vit mund të kesh 96 pulle (ensima) dhe të paguash në IKA për 24 të tjera.

Gjatë periudhës së kaluar u pushova nga puna  dhe nuk plotësoj  numrin e pulleve  (ensimave) që kërkohen . Çmund të bej?

Mund të rinovosh lejen në se vërteton me fakte mungesën tuaj nga puna. Kjo vërtetohet  me mënyra të ndryshme. Kryesore është që të vërtetosh që merrje asistencë nga OAED-i ose kishe kartë papunësie ose nuk mund të punoje për arsye shëndetësore. Për cdo rast duhet të kesh 100 pulle (ensima)  për dyvjeçarin.

Kisha kartë papunesie gjatë 12 muajve të lejes së fundit. Sa pulle (ensima) duhet të kem për të rinovuar lejen e qëndrimit?

Për çdo rast mund të llogaritësh vet pullet (ensimat) që të nevojiten. Numri i përgjithshëm i ditëve të punës është 600 (25 në muaj). Nga këto duhet të zbresësh  ditët  përkatëse të papunësisë. Në se ke papunësi të plotë prej 12 muajsh zbret 300 ditë pune dhe të nevojiten 120 pulle (ensima). Në se ke të paktën 96 pulle (ensima) mund të blesh 20% dhe t’i plotësosh.

 

Sa kushton nje pulle (ensime)?

Cila pulle (ensimo) është baza mbi të cilën bëhet llogaritja në përputhje me sindikatat e GSEE?

120 pullet (ensimat) që janë te nevojshme për rinovim sa kushtojnë?

Nuk shtrohet çështja e «blerjes» së pullave (ensimave), por vetëm 20% prej tyre të kërkuara në bazë të urdhërit përkatës  të prefekturës  . Ato llogariten  afërsisht 7 euro për ditë pune.

Jam i ligjshëm prej 10 vjetësh, çfarë leje qëndrimi mund të marrë ?

Nëse ke plotësuar 10 vjet qëndrim të ligjshëm dhe plotëson kushtet për leje qëndrimi afat gjatë (mjaftojnë 5 vjet qëndrimi  të ligjshëm) ose lejen 10 vjeçare

Kam lindur në Greqi dhe mbulohem nga leja e qëndrimit të prindërve të mi. Çfarë leje qëndrimi mund të marrë mbasi të kem mbushur 18-vjeç?

Kur të mbushësh 18 vjeç duhet të marrësh lejen e qëndrimit të pavarur të cilin duhet ta rinovosh çdo vit për tre vjet. Ke të drejtë gjithashtu në rast se ke mbaruar në Greqi arsimin  e detyrueshëm dhe gjimnazin të fitosh lejen e qendrimit me afat të gjatë ( pa të drejtë punësimi në Komunitetin Europian) mjafton që të jenë  të ligjshëm të dy prindërit  në se ndodhen në Greqi të ligjshëm. Gjithashtu ke të drejtë të përfitosh lejen e qëndrimit me afat të gjatë (me të drejtë punësimi në Bashkimin Europian) ose leje qëndrimi 10 vjeçare në se mbulon kushtet që kërkon ligji.

Kam bërë kërkesë për rinovimin e lejes së qëndrimit dhe kam marrë vertetimin blu (ngjyre blu veveosi). Për sa kohë është i vlefshëm?.

Vërtetimi blu me ligjin që u votua në 2011 është i vlefshëm për një vit. Në rast se nuk ka dalë leja juaj e qëndrimit deri atëherë duhet të paraqitesh në bashki për të marrë vërtetim të ri  Në se ke marrë vërtetim në çdo kohë para 30 Shtatorit të 2011 është i vlefshëm deri në 30 Shtator të 2012.

Çfarë është karta e emigrantit?

Karta e emigrantit (dokument i veçantë )  do të zëvendësojë për pak kohë pullën ngjitëse (sticker) që ke në pasaportë, e cila tregon që ke leje qëndrimi. Në rinovimin e ardhshëm të lejes suaj do të japin në vend të pullës këtë kartë.

Dua të hap biznesin tim  në Greqi?

Mundesh të hapësh biznesin tënd në se je posedues ose përfiton lejen e veçantë  të qëndrimit për këtë qëllim (leje për veprimtari  të pavarur  ekonomike). Gjithashtu ke të drejtën në se je posedues i  një nga këto lejeve të më poshtme: – Leje me afat të gjatë, leje dhjetëvjeçare

– leje si pjestar i familjes helene ose qytetar europian.

Kam ardhur në Greqi për studime dhe dëshiroj të qëndroj për të punuar në Greqi. Mundem të qëndroj?

Si fillim  ndalohet të ndryshojë qëllimi i lejes së studimit me leje pune. Një student mund të qendroë në Greqi në se plotëson të gjitha kushtet për leje 10 vjeçare, në se martohet me qytetar grek ose europian, ose në se siguron vizë të veçantë në përputhje me proçesin e ndryshimit të qëllimit. Me përjashtime të veçanta   një studiues-student nga vëndet e treta mund të vazhdojë të qëndroje si i punësuar në Greqi në se përfshihet në dispozitat e ligjit  407/12 (Karta blu).

(Vazhdon numrin e ardhshëm)

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: