Greqi : Shtatë emigrantë të vdekur dhe tetë të plagosur në një aksident automobilistik

Greqi

Ngjarrje e rëndë ka ndodhur sot ku shtatë emigrantë me kombësi të ndryshëm kanë humbur jeten dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një aksidenti automobilistik.

Drejtuesi i makinës është një shtetas moldav 35 vjeç. i cili transportoi gjatë një ilegalisht 14 emigrantë në brendësi të vendit, dhe u përplas në baren ndarese  pranë një stacion pagese në Egnatia Odos, pranë Iasmos Rodopi, duke vrarë shtatë nga emigrantët dhe duke plagosur tetë të tjerë.

 

Sipas një njoftimi të policisë shtatë të plagosurit dhe drejtuesi i mjetit (i plagosuri i teti)  janë dërguar në spitalet e Komotinit dhe Ksantisë ku po trajtohen. Identiteti i të vdekurve nuk është bërë i ditur, me përjashtim të shoferit moldav, shtatë të plagosurit e tjerë janë nga Palestina, Nepali dhe Afganistani.