Greqi: Stop pensionet për 330.000 persona, 53.000 merrnin pensionet e të vdekurve

priten pensionet

Një numër i konsiderueshëm të cilët nuk kanë deklaruar të dhënat e duhura si AMKA apo AFM rrezikojnë pensionet që nga 10 i këtij viti pasi nuk ka informacion të plotë mbi fondet e tyre pensionale. Jo pak por 328.675 pensionista po rrezikojnë pensionet e tyre pas një verifikimi total të filluar që nga viti I kaluar. Neser diten e premte pezullohet pensioni edhe për 12.882 pensionista, kjo sipas një njoftimi të Institucionit të Sigurimeve Shoqërore ( IKA)

53.000 persona merrnin pensionet për njerëzit që kishin vdekur.

Në 53.000 është llogaritur numri i personave  që paguheshin për të siguruarit të cilët kishin vdekur. Ndalesat e para do të bëhen neser për 15.882 persona të cilët nuk kanë dhënë të dhënat e duhura. Lidhur me këtë problem ministri i Punës dhe J. Vroutsis si dhe sekretari i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore sekretar P. Kokoris patën një takim me qeveritarët e arkave të kursimit, si dhe më Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së Kontabilitetit të Përgjithshëm dhe Drejtor Ekzekutiv i IDIKA. Në këtë takim u theksua  se duhet të vazhdojnë me proceset-shprehin mbledhjen e të gjitha të dhënave, dhe nga 10 prill Fondet duhet të kenë informuar edhe autoritetin përkatës IDIKA. U theksua se deri në 10 mars ka pasur 176.364 pensionet pa të dhënat personale ( AMKA) që është 3.81% i totalit të përgjithshëm të pensioneve, si dhe 152.311 pensionista pa AFM, pa TVSH  e barabartë me 3.64% e numrit total .

 

                                                                                                                                                                                  (Ministri i Punes se Greqise  J. Vroutsis)ministri i punes greke