Greqi : Vritet një emigrant me armë zjarri

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur pak minuta më pare në qendër të Athinës, bëhet fjalë për një të huaj ku ende nuk është bërë e ditur idenditeti i tij.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një kafene në zonën e Agios Panteleimon, në Agios Pavlos, në rrugën Kritis.

Përplasja ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur mes të huajve, duke rezultuar në plagosjen fatale të një personi që ka marrë dy plumba, një në kokë dhe një tjetër në bark.

Personi humbi jetën gjatë transportit në spital me ambulancë të EKAB