Greqia: Emigrantët të lirë për në BE

parlamenti fjalajone

Sot është futur në Parlamentin grek për miratim Kodi i Emigracionit (rreth 100 faqe), një kod i shumëpritur prej një viti dhe që pritet të miratohet javën që vjen. Futjen e Kodit për Emigracionin në Parlament është përshëndetur edhe nga partia Pasok që është në aleancë me qeverinë konservatore të djathtë të Antonit Samaras. Siç dihet Greqia ka dështuar në 20 ligjet e emigracionit, duke u renditur në vendin e fundit në BE përsa i përket legjislacionit për integrimin e emigrantëve, në një kohë kur legalizimi i emigrantëve është fillimi i proçesit në integrimin e tyre. Lidhur me këtë në një deklaratë të partisë së  PASOK-ut, kodi i ri është produkt i konsultimeve demokratike dhe përgjigjet në shumicën e problemeve të identifikuara në menaxhimin e migracionit ekonomik nga departamentet përkatëse dhe komuniteteve të emigrantëve.

“Pas miratimit të Kodit duhet të trajtohet shpejt problemi që ka lindur nga diskutueshmet q; Këshilli i Shtetit konsideron antikushtetuese dispozitat e Ligjit 3838/10, që u jep të drejta për shtetësi të fëmijët e lindur dhe të rritur në Greqi, kjo për PASOK-un është panegociueshme. ”

Ministria e Brendshme: Më pak burokratik Kodi i ri i Imigracionit

Thirrje të gjitha forcave politike për të kontribuar në mënyrë krijuese në diskutimin e ardhshëm të Kodit Imigracionit ka dërguar sot zëvendës ministri i Punëve të Brendshme L.Grigorakos, duke theksuar se Kodi Emigracionit konsolidon 20 ligje, 6 Dekrete Presidenciale dhe 42 Aktet Normative. Sipas z Grigorako përveç konsolidimin e legjislacionit, Kodi i emigracionit i paraqitur në Parlament pritet të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në çështjen e shtetësisë. Ai deklaroi se hap rrugën për mijëra emigrantëve që janë bllokuar në Greqi, por që kishin dokumente vetëm për në Greqi, tani ata mund të shkojnë në vende të tjera të BE-së, në një kohë ku papunësia në Greqi është në një nivel që nuk i ndihmon ata për të gjetur punë.

Reduktohet në 50 numri i ensimave

Zëvëndës ministri i Punëve të Mbrendshme Z. Grigorakos gjithashtu deklaroi se: ” Leja e qendrimit me rezidentë afatgjatë, për fëmijët e lindur nga emigrantët në Greqi mund të vendosë të moshës 18, në qoftë se ata do të marrin shtetësinë apo jo. Kodi i Imigracionit redukton për rinovimin e lejes së qendrimit dhe ofron vulat e nevojshme duke u reduktuar 50 ensima në vit nga 150 që është aktualisht” tha ai.

Parlamenti: Ja të dhënat për emigrantët  

Sipas të dhënave të paraqitura në parlament, numri i emigrantëve ligjore në Greqi është 473,424, pra disponojnë një dokument leje qendrimi në Greqi. Nga këto, 232,000 janë në Atikë, Selanik dhe Halkidiki dhe me Kodin për emigracionin pritet të lehtësojë procedurat për rreth 33.000 më shumë emigrantë nga 65,000 që janë në pritje.

Debati në Parlament

“Në vitet e fundit duket se ka zhvilluar një politikë mbi shkarkimin dhe dekurajimit në lidhje me emigrantët të ardhur nga vendet e treta madje edhe për ata që kanë dokumente ligjore dhe kërkesat për të qëndruar në Greqi. Nuk është rastësi që akoma qëndron në pritje ligji mbi shtetësinë, duke u mbështetur në supozimin e Ministrit të Drejtësisë, Charalambos Athanassiou, ajo ka dërguar në qeveri gati për një vit një projekt-ligj, për çështjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, zëvendës ministri i brendshëm shprehur mendimin se kufizimi duhet të minimizohet” ka theksuar deputeti  Niko Voutsis i partisë së majtë SYRIZA  .”Për në zgjedhjet lokale 10,800 qytetarë shokë tanë, për shkak se këta njerëz kanë të drejta legjitime, unë besoj se ata duhet të votojnë. Ne do përpiqemi sinqerisht për të ulur në minimum për ata njerëz që nuk do të kenë të drejtën e votës, sigurisht duke respektuar vendimin e Këshillit të Shtetit, “tha z Grigorakos.