Greqia i kthen Shqipërisë 7.664 shqiptarë

1177

alvani

Viti 2014, Greqia i kthen çdo ditë Shqipërisë 25 shqiptarë…Tragjike janë shifrat e publikuar  nga Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, ku vetëm në dhjetëmujorin e fundit janë dëbuar 7.664 shqiptarë, me një mesatare prej 25 shqiptare në ditë. Një shifër alarmante është ajo e të arrestuarve për hyrje të paligjshme në Greqi me 13.432 shqiptarë, me një mesatare prej 45 të ndaluar në ditë për shkelje të paligjëshme.

prangatShqipëria ishte vendi i parë që ratifikoi marrëveshjen me Greqinë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, ndërsa Turqia e bëri këtë marreveshje dy ditë më parë. Në një kohë që nga kufiri tokësor akoma tentojnë me dhjetra për të kaluar në vendin fqinjë, një rënie e ndjeshme e hyrjes së paligjshme të shtetasve shqiptarë shikohet në vijën kufitare dhe detare me Greqinë, por duke e krahasuar shifrat me dhjetëmujorin e parë të vitit të shkuar ka një rënie që shkon në 14.79%. Shifrat e lartëpërmëndura tregojnë se me gjithë liberalizimin e vizave shqiptarët për arsye të ndryshme ende tentojnë për të emigruar në vendin fqinjë…

debimet ne focus




Këtë e pëlqejnë %d blogues: