Greqia i kthen Shqipërisë, Alket Rizain dhe 500 të burgosur të tjerë me dënime të rënda

1051

Marrëveshja me Tiranën për transferimin e të burgosurve në Shqipëri do ti kushtojë Greqisë 5 euro në ditë për një të burgosur

 

Pesëqind të burgosur shqiptarë do të transferohen në muajt e ardhshëm në qelitë e burgjeve në Shqipëri, si fazë fillestare për të ulur numrin e të burgosurve shqiptarë në burgjet greke, por edhe në përpjekje për të reduktuar krimin në vendin tonë. Kështu e fillon shkrimin ne faqen e saj gazeta ditore “To Vima” ( Tribuna). Kjo marrëveshje ekspres merr shkak pas ikjes së përgjakshme në Trikala të 11 të dënuarve shqiptarë, ku tetë prej tyre ende qarkullojnë të lirë. Ky transferim në burgjet e vendit fqinj pra në Shqipëri bëhet në një kohë kur në 34 burgje të Greqisë vuajnë dënimet rreth 2,300 të burgosur shqiptarë. Kjo marrëveshje dypalëshe është projektuar për të ndaluar bashkëpunimin e huliganët grekë dhe atyre shqiptarë, të cilët janë dënuar me burgime të rënda dhe  afat-gjatë, por edhe për të dekurajuar kriminelët e huaja që veprojnë të papërgjegjshëm, shkruan “To Bhma”.

ALKET_485_355

Për këtë Greqia sipas marrëveshjes që pritet të bëhet ditën e hënë është angazhuar që të paguajë 5 euro në ditë për një të burgosur që përfshin ushqimin ditor si dhe mjekimet e nevojshme, në një kohë që Shqipëria shpenzon jo më shumë se 1.8 euro në ditë. Kjo le të kuptosh se të burgosurit po shihen sot si një biznes nga ana e Shqiperisë, pasi në vitin 2006 vendi ynë e kishte hedhur poshtë me të madhe një propozim të tillë. Gjithashtu kjo marrëveshje bëhet në një kohë kur në vendin tonë kanë filluar ethet për pushtetin e ardhshëm dhe asnjë nuk mendon për këtë problem kaq të rëndësishëm. Greqia po mundohet dhe po bën përpjekje për të zbrasur burgjet e saj edhe me të burgosur nga Rumania dhe Bullgaria, pra me vende kryesisht nga Ballkani. Greqia po ndjek shembullin e Europes se Veriut, ku Gjermania po kthen t; burgosurit me komb;si afrikane. Në projektin e saj parashikon që të rikthejë 2 mijë të burgosur të dënuar me afat të gjatë, pasi sot burgjet e Greqisë janë të mbipopulluar duke zenë vendin e parë ne BE dhe të katërtin në Botë. Shqipëria pasi po merr plehrat e Italise, si dhe muhaxhedinet e Amerikës, tash po merr edhe të dënuarit nga Greqia. Nje realitet është se Shqipëria nuk e ka atë lluks aq të madh sa të presë rreth 2 mijë shqiptarë të dënuar nga Greqia, por ne vendin tonë ndodh ajo që nuk ndodh me vendet e tjera.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: