Greqia i kthen Shqipërisë 99 shqiptarë!

935

strehim azil5

Greqia nuk ka dashur të plotësoj numrin me tre shifra ( 100) për kthimin e shqiptarëve, por është mjaftuar me numrin karakteristike 99 persona. Por me gjithë krizën ekonomike që ka gjunjëzuar këtë vend qeveria Samaras vazhdon kthimin e emigrantëve klandestinë për në vendet e tyre. Gjatë muajit Mars të këtij u kthyen 815 klandestinë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.689 klandestinë që nga muaji Gusht i 2012, periudha ku edhe ka filluar operacioni “fshesa”

Konkretisht 379 të huaj janë kthyer me kujdesin Drejtorisë të Policisë greke të Atikës, kundër të cilëve  janë lëshuar vendimet për hyrje të paligjshme në Greqi, të kryera nga Departamenti i dëbimit.

Si gjithnjë, numri më i madh i të kthyerve ishte për Shqipërinë  me 99 persona, Pakistani 81 persona, Irak 40 persona,  Algjeria 34 persona),  Rumania 16 persona, Bangladeshi 13 persona, etj.

Kthimi i të huajve për në vendet e tyre është bërë me transport ajror nga aeroporti ndërkombëtar i Athinës “Eleftherios Venizelos”, ndërsa Shqiptarët, Turqit dhe Maqedonasit janë kthyer me kamionat e policisë nën kujdesin e Divizionit të Gjykatës së Atikës.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: