Greqia “mbyll” kufijtë me Shqipërinë

Greqi

kakavija ne focus-4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Focus News  /   Sot të gjitha pikat doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë prej orës 7 të mëngjesit të sotëm janë bllokuar. Kjo ndodh për shkak të një greve të përgjithshme që mbahet në Greqi, e cila do zgjasë 48 orë.

Asnjë veprim nuk mund të kryhet për ata që udhëtojnë me autobusë apo automjetet e tyre private. Kalimi është i hapur vetëm për këmbësorët, ndërkohë që do të lejohen të kalojnë vetëm rastet emergjente.  Kapshtica, Kakavija, Qafë-Bota dhe Tre Urat nuk do të funksionojnë deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës.