Greqia po përpiqet të shfuqizojë ligjin mbi shtetësinë e emigrantëve

Kryeministri dhe ekstremistët kanë marrë qëndrim të fortë në lidhje me emigracionin.

Policia kudo ndalon emigrantët për të kontrolluar dokumentet e tyre, në përpjekje për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Greqia po vazhdon për të dëbuar të huajt e paligjshëm. Kryeministri Antonis Samaras ditë më parë propozoi shfuqizimin e një ligji të ish qeverisë së mëparshme që i jepte shtetësinë emigrantëve, shumë prej këtyre fëmijëve që kanë lindur në Greqi, dhe që vazhdojnë shkolla greke dhe flasin greqisht. Demokracinë e Re e partisë konservatore e drejtuar nga Antoni Samaras po punon për të zbatuar angazhimet, që ai i kishte dhënë para zgjedhjeve më 17 qershor, për të identifikuar objektivin e emigrimit në rritje.

Aleatët e qeverisë Samara, të cilat përfshijnë si partnerë në koalicion, si socialist PASOK dhe e Majta Demokratike,kanë protestuar  për këtë veprim pasi e kanë të cilësuar se është i padrejtë. Gjykata e Lartë ka shfuqizuar ligjin, i miratuar në vitin 2010, pasi nuk është kushtetues, por nuk ka bërë ende një vendim. Ligji i miratuar nga qeveria e PASOK-ut të mëparshëm u lejonte fëmijëve të lindur nga prindër emigrantë që jetojnë ligjshëm në Greqi, që për pesë vjet të marrin shtetësi, për ata që kanë ndjekur një shkollë greke për të paktën gjashtë vjet.

Sipas regjistrimit të vitit 2010,  janë  regjistruar 762.191 emigrantë në Greqi, edhe pse Instituti i Politikave të Emigracionit në Washington, DC, njoftoi se analistët besojnë se janë rreth 1.3 milion emigrantë. Lidhur me këtë një letër qarkore e Zv ministri i Brendshëm Athanassiou Charalambos më 30 nëntor drejtuar gjithë të agjencive të shërbimeve shtetërore, i dha atyre urdhrin për të ndaluar përpunimin e të gjitha kërkesave për nënshtetësi, të paraqitura nga emigrantët dhe qytetarët e regjistruar në zyrat e reja të komunave ku ka shkaktuar edhe reagime.

Alexis Sakellariou, studiues në Universitetin Panteion në Athinë dhe  anëtar i Shoqatës greke për të Drejtat e Njeriut, ka theksuar për “SETimes” se: “Qeveria e privon imigrantëve të drejta, duke përfshirë shtetësinë. Qeveria nuk mund të kërkojë diçka para publikimit të vendimit të gjykatës bazuar vetëm në spekulime. Kryeministri Samaras bën përpjekje për të minimizuar votuesit e Agimit të Artë … duke luajtur letrat e fundit në lidhje me problemin e emigracionit.”

Kreu i studimeve në Institutin Demokracia Anthonys Klapsis, pas një studimi të fundit është shprehur për “SETimes” se: “Edhe pse duket e vështirë për të marrë shtetësinë nga emigrantët , situata është bërë e pakontrollueshme dhe ndonjëherë duhet të marrë masa të ashpra.”

metanastes-astynomia-622x250