President të ri, apo zgjedhje të parakohëshme

stavro dhima

Sot në orën 7 të mbrëmjes e gjithë vemëndja e populli grek është përqendruar në zgjedhjen e Presidentit të vendit me kandidat Stavro Dhima. Parlamenti grek hyn sot me ritme në zgjedhjet presidenciale për presidentin e 15-të, në një kohë ku Greqia po kalon një çastet më të vështira të pasluftes së Dytë Botërore. Për këtë  Focus News .al  paraqet ish 14 presidentë që udhëhoqën Greqinë nga 1924 deri më sot..

Presidenti i Republikës është që autoriteti më i lartë i kombit vendas. Në Greqi ka pasur President vetëm në periudhat kur kishte mbret. Për të parën here është vendosur në 1924, me Pavllos Kunduriotis që u votua Presidenti i parë i Republikës në Greqi, cili është rizgjedhur përsëri më 1929. Që në të dy zgjedjet e tij si President Kunduriotis nuk e ka mbajtur postin e tij më shumë se një vit, në një kohë që pasardhësi I tij Zajmis e ka mbajtur këtë post për tetë vite resht. Zgjedhja e presidenciale përfshin edhe diktatorin Papadhopulos i cili me anën e grushtit të shtetit drejton vendin afersisht për gati një vit më 1973. Por ka patur Presdent që ka qendruar në postin drejtues vetëm tre javë më 1985 me z. Joanis Alevras.     Kostandinos G. Karamanlis, i njohur nga populli grek “Babai i Demokracise”  ka mbajtur edhe ky dy here postin e Presidentit, duke u ndjekur më pas edhe nga dy pasardhësit e tij si, Kostandinos Stefanopulos dhe Karolos Papulias. Nga viti 1936 deri në vitin 1973 Greqia nuk kishte president pasi kishte mbreteri.

Për të parën here sot do te jenë të pranishëm edhe 16 deputetë të partisë Agimi I Artë, të cilët aktualisht ndodhen në burg. Presidentit të ri me kandidat Stavro Dhima i duhet që të sigurojë 180 vota nga parlamenti vendas, mos zgjedhja e presidentit parashikon mundësinë edhe për zgjedhje të parakohëshme në këtë vend. Pra sot në orën 7 të mbrëmjes e gjithë vemëndja e populli grek është përqendruar në zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Partia më e madhe opozitare e majtë SYRYZA e cila në testimet e ndryshme tregon se është fituese në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, do të votojë kundra. Po kundra janë edhe Partia komuniste KKE si dhe partia Agimi I Artë

 

Analitike të gjithë presidentët e vendit

Pavllos Kunduriotis                   25 Mars 1924   –  15 Mars 1925

Theodhoros D. Pangallos         15 Mars 1926   –  22 Gusht 1927

Pavllos Kunduriotis                  24 Gusht 1929  –  9 Dhjetor 1929

Aleksandër Zajmis                    10 Dhjetor 1929  –  10 Tetor 1936

Jorgos Papadhopulos               1 Janar  –  25 Nëndor 1973

Odiseas Agjelis                          1 Qershor 1973  –  25 Nëndor 1973

Fejdhon Gizikis                         25 Nëndor 1973  –  17 Dhjetor 1974

Kstandino Tascos                     20 Korrik 1975  –  15 Maj 1980

Kostandinos G. Karamanlis    15 Maj 1980  –  10 Mars 1985

Joanis Alevras                           10 Mars 1985  –  30 Mars 1985

Kristos Sarxhetakis                  30 Mars 1985  –  4 Maj 1990

Kostandinos G. Karamanlis    5 Maj 1990  –  10 Mars 1995

Kostandinos Stefanopulos     10 Mars 1995 –  12 Mars 2005

Karolos Papulias                      12 Mars 2005 në vazdim

 

 

 

presidenti sot ne fokus