Greqia e memorandumeve, e euros, e papunësise dhe paqëndrueshmërise është një vend i plakur. Kjo rrjedh nga analizat e të dhënave të anketës të Departamentit të Statistikave, Universiteti i Athinës kryer në vitin 2012 me një mostër mjaft të madhe e të anketuarve (mbi 9.000 njerëz) në emër të Dhomes Ekonomike të Greqisë. Sipas te dhenave demografike, indeksi plakjes per Greqine në vitin 2001 ishte në 109.2, kur 1991 ishte vetem në 73.
Në dekadën 2001 – 2011, padyshim ky tregues u përkeqësua. Ku indeksi i plakjes se njerezve do te te jete mbi moshen 65vjec e lart, kundrejt numrit te njerëzve nga mosha 0-14 vjeç. Greqia vendi i pensionisteve…
Rajoni më i moshuar i vendit eshte periferia e Thesalisë me indeksin e plakjes 116.9 ku suficit eksporti eshte rreth 45% në krahasim me importet. Në përgjithësi, statistikat shpjegojnë modelin e zhvillimit të një vendi, që vetem në dy vitet e fundit ka humbur 50.000 vendas te diplomuar, të cilët kanë emigruar në Evropën qendrore dhe veriore dhe kryesisht në kërkim për të ndërtuar një të ardhme me te sigurte.
Më shumë se 2 milion pensionistët jetojnë me më pak se 700 euro në muaj
Në 2.714.034 arrin numri pensionistëve në Greqi, të cilët marrin pension me të ardhura mesatare ku shuma e pensionit kryesore dhe ndihmëse, arrin në 907,65 €, kjo sipas shifrave të Ministrisë së Punës ( publikuar ne Pikairos.gr. 7/06/2013)
Pensioni mesatar arrin 694,56 € dhe me ate ndihmëse me 178,48 €, sipas të dhënave të reja të pagesave të Sistemit të Integruar të Kontrollit të Pensioneve, prezantuar nga “Hlios”. Ne pergjithesi jane paguar 4.407.288 pensione totale, nga të cilat 2.884.347 ishin kryesore dhe 1.517.411ishin pensione ndihmëse…
Burimi: To Bhma 29/06/2013