Greqia, vendi pensionistëve dhe të papunëve, mbi 7.5 milion njerëz nuk punojnë

papunesia 44

Eurostat: Papunësia për muajin korrik në 27.9%

Greqia e sotme është vendi i pensionistëve të papunëve dhe e njerëzëve ekonomikisht joaktive , ku shumica e banorëve janë të tërhequr nga tregu i punës. Sipas raporti të pestë të Sistemit Pagesave të Kontrollit dhe Pensioneve, vetëm për muajin tetor, numri i pensionistëve është 2.704.295 njerëz, ndërsa shpenzimet totale për pensionet në tetor arriti në 2 miliardë 303 milionë euro!

Imazhi i sotëm i Greqisë është shumë se trishtuar:

– 1.403.698 njerëz janë të papunë

– 3.334.690 njerëz të popullsisë janë ekonomikisht jo-aktive

– 2.704.295 njerëz janë pensionistë

Në përgjithësi popullsia e Greqisë që nuk është i punësuar, ose merr para nga publiku janë më shumë se 7 milion banorë.

Numri i grekëve të cilët punojnë është më pak se 50% e atyre që nuk punojnë: Sipas Autoritetit Statistikor Grek numri përgjithshëm i të punësuarve në qershor të 2013 u vlerësua në 3.628.421 njerëz.