Greqi:Arrestohet nje grup kriminal shqiptar me drogë dhe arme

Greqi

Focus News / Policia arrestoi sot pasdite nje grup kriminal, dy burra dhe një grua me nje sasi të mëdha droge dhe armë të gjetura në posedim të tyre

Në duart e policisë ra një grup shqiptarësh që tregtonin sasi të mëdha të drogës në Atikë. Në veçanti, dy burra 26- dhe 38-vjeçarë dhe një grua 36-vjeçar u arrestuan në Keratsini dhe Sepolia te Atnines te akuzuar për shkelje të ligjit ne trafikim  droge, armët dhe klandestine.

Pas nje operacioni policia zbuloi nje banese ne Keratsini, te cilen 38-vjecari sebashku me 36 vjecaren grupi e kishin kthyer ne magazine te lendeve narkotike, me pas eshte arrestuar edhe 26-vjecari, i cili perdorej per shperndarrjen e lendeve narkotike. Policia ka gjetur dhe konfiskuar: 41 kg dhe 740 gram kanabis të papërpunuar, 10 kg dhe 330 gram kanabis të përpunuar (çokollatë), dy armë lufte, 542 fishekë, 4 karikator fishekesh si dhe nje automjet. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Qarkut. Ende nuk jane bere te njohur emrat e tyre.