Haxhinasto: Brenda 10 ditëve do të kemi një draft të afërt me versionin përfundimtar të programit qeverisës

785

 

haxhinasto-ne-suedi-300x207

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, z. Edmond Haxhinasto, njëkohësisht edhe kryetari i grupit të punës PS-LSI, i ngarkuar për hartimin e programit të ri qeverisës ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i PS-së në këtë grupi, Ilir Beqja. Pas takimit që zgjati rreth dy orë dhe që u organizua nga ambasadori i BE-së Ettore Sequi, në një prononcim për mediat, z. Haxhinasto ka vlerësuar komentet nga ana e ambasadorëve për programin e qeverisë së re. Gjithashtu, anëtari i kryesisë së LSI-së tha se diplomatët e huaj vlerësuan fakti që në këtë program ka një referencë të vazhdueshme lidhur me detyrimet për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Dua të vlerësojë komentet që u dhanë nga ana e ambasadorëve për planin që paraqitëm para tyre dhe gjithashtu u vlerësua fakti që ne në programin tonë kemi një referencë të vazhdueshme sa i takon detyrimeve për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, për 12 prioritetet apo siç jemi mësuar ta quajmë paketën e detyrimeve apo veprimeve që duhet të ndërmarrim sa i takon këtij procesi”, u shpreh z. Haxhinasto. Sipas tij, nga ana e ambasadorëve është vlerësua edhe përqasja e mazhorancës së re sa i takon angazhimit të opozitës në të gjithë proceset e ardhshme që do të kërkojë proces i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. “Gjithashtu u vlerësua shumë edhe përqasja që ne kemi sa i takon angazhimit të opozitës, proceset politike që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit dhe integrimin e vendit dhe sigurisht gatishmëria jonë për të angazhuar sa më shumë opozitën në të gjithë proceset e ardhshme që do të kërkojë ky proces integrimi”, vijoi më tej kryetari i grupit të punës për programin e ri qeverisës. Ndërkaq, duket se grupi i punës duket se po ecën drejt hartimit të një drafti të përbashkët, për qeverisjen e majtë në vendin tonë. Anëtari i Kryesisë së LSI-së u shpreh i bindur se brenda 10 ditësh, PS dhe LSI do të kenë përfunduar një draft të përbashkët, që do të jetë shumë i përafërt me versionit përfundimtar të programit.

 

“Besoj se brenda 10 ditë ne do të kemi një draft që do të jetë i afërt me versionin përfundimtar të programit qeverisës”, përfundoi z. Edmond Haxhinasto.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: