Haxhinasto: Reformë në transportin urban

medium_auto2

Plan me 4 faza për organizimin e shërbimit të transportit ndërqytetas. Objektivi final i reformës në shërbimin e transportit ndërqytetas është që ti ofrojmë qytetarëve shqiptarë një cilësi shumë më të madhe se sa ajo që ofrohet sot. Mund të themi që kemi një mirëkuptim më operatoret nga konsultimet e mëparëshme që shërbimi që u ofrohet sot qytetarëve në transportin ndërqytetas është shumë larg nga ajo cilësi që duhet t’u ofrohet, tha Ministri Haxhinasto.

Ka mbi 467 linja që operojnë sot në Shqipëri dhe nga studimi që kemi bërë rezulton se ka një mbivendosje të tyre. Mbivendosja sjell shpenzime të mëdha, të panevojshme, sjell përpjekje për të mbijetuar në treg, mos funksionim normal në aspektin e biznesit  të linjave, konkurencë të pandershme që reflektohet me evazion që reflektohet me paaftësinë e operatorëve për t’i rinovuar flotat e tyre dhe kjo reflektohet te cilësia e dobët  e shërbimit që i ofrohet qytetarit .

Edhe në aspektin e sigurisë rrugore ekzistenca e kaq shumë linjave ka impaktin e vet.  Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka qënë në nivele shumë të larta dhe fatmirësisht nga masat që janë marrë duke u trajtuar si një problem prioritar tendenca e këtyre aksidenteve është në ulje. Gjithashtu edhe mosha e mjeteve që nga një vlerësim që kemi bërë është rreth 20 vjeç, nuk i përmbushin aspak as nivelet e duhura të cilësisë së konfortit por as ato të mjedisit pasi duhet të mendojmë edhe për mushkëritë e qytetarëve që nuk hipin në automjetet tuaja.medium_img_6594

Po kështu edhe në aspektin e detyrimeve ndaj shtetit, kjo situatë ka bërë që të ketë një evazion shumë të madh. Jemi përpjekur në të gjitha mënyrat që të shikojmë se sa bileta shiten, sa tatime paguhen dhe fakti është që shifrat janë shumë të papërputhura do të thotë përfundimisht që këtu kemi një evazion ose një aktivitet ekonomik i cili nuk zhvillohet në përputhje me transparencën ekonomike, në përputhje me detyrimet që kemi ndaj shtetit.

Dhe gjithë kjo parregullsi është reflektuar në atë  dëmin që ju krijohet juve si operator.  Në vlerësim gjithashtu nga studimi ynë ka dalë që ju konsumoni në mënyrë të panevojshme rreth 40% karburant më shumë. Përqindja e mbushjes së autobuzave ose të përdorshmërisë së mjeteve tuaja është rreth 50-60%, pra kosto shumë e lartë, përfitime të munguara, shërbime të munguara për qytetarët.

Po kështu edhe situata e kontrollit apo menaxhimit të këtij sistemi është e paqartë, është konfuze, ka sigurisht përgjegjësi të ndara midis pushtetit vendor dhe atij qëndror por ajo që është në thelbin e saj është çfarë vendoset nga pushteti qendror nuk është asnjëherë e mirëkoordinuar me atë që duhet të vendoset në nivelin kombëtar. Pra vendimarrjet lokale bëhen në bazë të kërkësave lokale por asnjëherë nuk bëhen në bazë të kërkesave kombëtare. Ndërkohë që sistemi kombëtar i transportit është një sistem dhe duhet të ketë një harmoni, një kordinim, një përputhshmëri të plotë me atë çfarë bën pushteti vendor dhe atë që bën pushteti qëndror me qëllim që të kemi e përsëris harmoni, koordinim, efikasitet në këtë shërbim kaq të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë dhe e theksoj edhe një herë e kam thënë edhe më përpara një nga arsyet e tjera të rëndësishme se përse duhet të ecim përpara me reformën territoriale është edhe kjo, që ti japim qytetarëve shërbime më të mira duke u riorganizuar edhe në aspektin institucional se si menaxhohet shërbimi i transportit .

Tani ne kemi përgatitur një plan i cili është diskutuar me grupe të caktuara. Me përfaqësues të operatorëve shpesh herë e kemi deklaruar dhe publikisht konceptin e organizimit të këtij  plani sot po ua japim edhe një herë për ta parë , për ta shikuar , për ta vlerësuar , për të dhënë mendimet tuaja deri sa ne ta formalizojmë këtë mënyrë të re të organizimit të transportit ndërqytetas .

urban 2

Ne mendojmë se duhet të kemi disa faza në këtë reformë, në fazën e parë që ne kemi filluar tashmë është pikërisht koncepti i ri që ne kemi përgatitur i cili synon që tërësinë e linjave të pa kriter që ka sot Shqipëria ta stabilizojmë duke ndjekur një sens, një logjikë ku të kemi linjat kryesore, linjat ushqyese dhe linjat ekspres. Pra sot kemi një situatë të tillë ku kemi një mbivendosje të jashtëzakonshme të linjave. Ndërkohë ne duam të stabilizojmë që është modeli më poshtë që propozojmë ne, ku kemi linja kryesore midis qëndrave dhe linjave që u shërbejnë linjave kryesore, linjat ushqyese që do të thotë frekuencë me të madhe midis qëndrave kryesore, cilësi shërbimi shumë më e lartë për qytetarët, efikasitet shumë më i lartë i operatorëve që punojnë, mundësi angazhimi edhe për mjete të tjera të cilat sot nuk mund të angazhohen në rrugë .

Kemi pasur një diskutim të gjatë apo jo për mjetet e tjera që disa i quajnë furgonë, disa i quajnë taksi, disa i quajnë minibus por e kam fjalën për tërësinë e mjeteve të cilat nuk kualifikohen për transportin ndërqytetas ndërkohë që mund të angazhohen në linja të tjera ushqyese që do të jetë lidhja e komunave me qendrat, lidhja e zonave të caktuara të bashkive me komunat për të ushqyer këto linja kryesore. Pjesë e këtij studimi dhe koncepti që kemi përgatitur, sigurisht është llogaritja e frekuencës së operimit të mjeteve, të autobuzëve, numri i tyre, si dhe kapacitetet që ato duhet të kenë, duke patur parasysh volumet përkatëse të pasagjerëve.

Në fazën e dytë kemi ndërhyrje në infrastrukturën, veçanërisht për ngritjen dhe organizimin e stacionëve të autobuzëve, që është një nga pikat e dobëta sot. Sigurisht që është përgjegjësi e pushtetit vendor por ne do të koordinojmë dhe do të bëjmë ç’është e mundur me përfaqësuesit e pushtetit vendor. Do të shikojmë mundësinë e organizimit, edhe duke vënë në dispozicion asete të tjera publike, siç janë stacionet e trenave për shembull, të cilët mund të vihen në dispozicion për shërbimin e transportit ndërqytetas me autobus.

urbani

Sigurisht shumë i rëndësishëm është riorganizimi i tërë mënyrës së informimit për qytetarët, për linjat, për oraret, për vend ndodhjet, për ndalesat, apo për stacionet.  Element i rëndësishëm është rikonceptimi mbi bazën e teknologjisë së informacionit dhe mbi bazën e inovacionit të gjithë sistemit të biletimit.

Aktualisht sot kemi një vakum të madh në sistemin e biletimit, kemi evasion të jashtëzakonshëm, kemi subjektivizëm në biletim, gjë që ka sjellë atë rentabilitet që ju e dini më mirë se sa unë të operatorëve dhe për ta ndryshuar këtë situatë, por mbi të gjitha për t’i shërbyer më mirë qytetarit do të rikonceptojmë krejtësisht mënyrën e biletimit, me një formë dhe platformë moderne ku biletimi do të jetë për kilometrat e kryera e para, dhe e dyta do të krijojë dhe lehtësi shumë të mbëdha në rastet kur një qytetar në itinerarin e tij nuk ka vetëm udhëtimin nga pika A tek pika B por nga pika A në B, në C, në D.  Por në prespektivë, kjo platformë që do të realizohet do të bëjë të mundur që me këtë biletë të marrë dhe shërbime të tjera, modalitete të tjera transporti sepse ne do ta zhvillojmë dhe transportin hekurudhor në Shqipëri, kështu që për segmente të ndryshme me një biletë që mund të pritet, po themi në Sarandë apo diku tjetër, me këtë biletë të udhëtohet dhe me autobus, dhe me tren pra me të gjithë llojet e transportit që ka brenda kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë. Pastaj sigurisht platforma do të bëjë shpërndarjen respektive të pagesës për të gjithë operatorët që kanë ofruar shërbim për qytetarin në fjalë.

Kjo është një nga mënyrat modern që janë duke u realizuar sot në Europë, dhe besoj që mbi të gjitha, përfitues do të jetë qytetari, por qytetari do të përfitojë edhe nëpërmjet formalizimit të shërbimeve që ju kryeni për ti bërë edhe ato sa më efikase dhe për të qenë sigurisht korrekt edhe me shtetin. Domosdoshmërisht që në këtë fazë do të përcaktojmë dhe sigurisht kemi përcaktuar standartet për sa i takon konfortit, kontrollit të shërbimit, që janë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të këtij shërbimi.

 Në fazën e tretë kemi hedhur idenë dhe konceptin që të gjithë operatorët që janë sot në treg të riorganizohen për të realizuar këtë shërbim, pra e përsëris edhe një herë këtë fakt sepse kam dëgjuar një spekulim mediatik që gjoja kjo reformë përpiqet të heqë disa operatorë dhe të vendosë disa të tjerë dhe më keq akoma të vendosi jo monopol në këtë shërbim, nuk mund të ketë gjë më të pavërtetë dhe regresive sesa kjo përqasje ndaj reformës.

Në konceptin tonë, të gjithë operatorët që janë sot në tregun e transportit ndërqytetas, do të jenë pjesë e këtij koncepti të ri, duke marrë pjesë në shoqëri aksionere, me asetet e tyre, me aksionet e tyre dhe sigurisht është në të drejtën e tyre, si në çdo shoqëri të tregut të lirë, që të veprojnë në mënyrë sovrane, ti mbajnë aksionet, ti shesin, të blejnë të tjera etj.

Pra kjo reformë që realizohet eshte për të gjithë operatorët që ekzistojnë në tregun e shërbimit në transportin ndërqytetas dhe asnjë prej tyre nuk përjashtohet nga kjo skemë. Zhvillim shumë i rëndësishëm i fazës së tretë është rinovimi i flotës, për të ofruar shërbimin më cilësor të mundshëm me standartet më të larta të transportit ndërqytetas.

Falenderoj dhe përfaqësuesit e bankës Raifeissen, por mund t’ju them që ka edhe banka të tjera në Shqipëri të cilat janë të interesuara që të angazhohen në rinovimin e flotës së autobusëve që ka nevojë i gjithë sistemi i shërbimit ndërqytetas në Shqipëri, që do të thotë rentabilitet më të lartë për ju si operatorë, do të thotë një mundësi konkrete për të rinovuar këto flota relativisht të vjetra që ne kemi, do të thotë impakt negative më të vogël në mjedis, impakt shumë më pozitiv për shëndetin publik por në fund të fundit  gjithçka e masim me cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarit që do të jetë një cilësi shërbimi shumë më e lartë se sa aktualja.

Faza e tretë parashikon gjithashtu edhe mënyrën se si përcaktohen linjat, se si është autoriteti qëndror dhe ai vendor që disiplinojnë këtë situatë, e cila është tepër e papërshtatshme, tepër anarkike sot.

Faza e fundit është ajo që do të realizojë atë që pak a shumë unë e përmenda, një sistem të integruar shërbimi ose atë që ne quajmë Shërbimin Kombëtar të Transportit të Udhëtarëve që do të ketë parasysh rinovimin e flotës, riorganizimin e linjave, riorganizimin e biletimit, intermodalitetin pra kalimin nga një formë transporti në një tjetër me qëllim që Shqipëria të ketë një sistem modern të transportit ndërqytetas dhe sigurisht të përfitojnë sa më shumë qytetarët që e përdorin këtë shërbim.