Hetime mbi linjen e autobuzave shqiptarë

1079

autobuzi

Sot më 9 shtator të 2014 me nr.prot.45541 prokuroria Rozalia L. Lala i ka kërkuar Ministrisë së Transportit në Greqi hetimin mbi kompaninë e transportit interurban “Albania Interlines” në të cilën, në emër të saj kanë punuar kompanit e tjera dhe jo kjo. Sipas pronarit të kësaj kompanie  Roland Lato dëmet gjatë 20 viteve të fundit janë  të mëdha. Po kush janë këto kompani që kanë fituar të drejtën e ushtrimit nëpërmjet korrupsionit dhe fallsifikimeve?

Prokuroria i kërkon ministrist të sotëm te Greqisë Mihalis Hrisohohidhis hetimin lidhur mbi këtë korrupsion, mbi fallsifikimet qe janë bërë , duke i kërkuar një një për një edhe të gjitha lejet e derguara nga qeveria shqiptare nëpërmjet rrugës dipllomatike. Prokuria e Athinës me  kërkon shpegim ministrit të sotëm të transportit lejet e dhëna qeveria shqiptare nga viti 1994 -2001, duke i kërkuar një kopje të origjinalit  nëlpërmjet rrugës dipllomatike( ambasades).Kjo kompanikishte marrë leje për të kryer trasnportin interurban  Shqiperi-Greqi? Prokuroi kërkon lejen e dhënë nga autoritet shqiptare me nr. G.402.1330/25.94 Athina-Tirana-Athina. Sipas dokumentave më 10 maj të 1994 fitues  i kesaj kompanie per të gjithë transportin në Greqi ishte Roland Lato, duke i dorëzuar të gjitha dokumentat origjinale të ardhura nga qeveria shqiptare me nr, prot. 1193, duke i dhënë leje për fillimin e aktivitetit që nga 9 /6/19943 me linjën interurban Tiranë -Athinë-Tiranë.

Por që nga ajo ditë e deri më sot kompanioa greke OSE në bashkëpunim me punonjës të ministries së Transportit në Tiranë, bën që në vend të kësaj kompanie të vetme, në emër të saj të punojnë edhe kompani të tjera shqiptare. Greqia dha një shëmbull në këtë drejtim, po shqiperia a do të fillojë vallë hetimet nga ana e saj.

Leja ka qene ne fuqi deri në vitin 2001, por ne emër të saj, OSE kompania greke në bashkëpunim me disa punonjës të minishtrise se transportit të asaj kohë ja kaluan leje kompanive te tjera duke fallsifikuar vulat , ku këto të fundit nuk janë indetike me emrin e dikasterit shqiptar. Pra dikasteri shqiptar që ka lëshuar lejet kompanive të tjera ka emër tjeter dhe vula ka tjetër.

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: