Berisha: Himara nuk eshte minoritare, nuk mund të vendosi Kokëdhima me një antishqiptar si Pirro Dhima. Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar se Himara nuk është minoritare, kurrë nuk ka qënë minoritare dhe çështja e saj nuk mund të zgjidhet me bisedime me një “antishqiptar” si Pirro Dhima. Berisha e ka lëshuar këtë deklaratë sot gjatë takimit me ekspërtët e ekonomisë që organizoi PD-ja. Duke dolur për reformën territoriale, Berisha tha: “Të shtosh reformën në reformën më qesharake që është bërë në 23 vjet. Dëgjoji pak: Magalati duhet të jetë këtu, Magalati duhej të jetë aty! Kjo është gjithë puna. Zbritën në Himarë. Si ta bëjnë edhe Himarën , e cila kurrë në historinë e vet nuk ka qënë minoritare. S’është minoritare! Një komunitet dinjitoz, i respektueshëm, bilingual në gjysmën e fshatrave të vet dhe tani, Kokëdhima do ta zgjidhë me një antishqiptar tjetër si Pirro Dhima. Ata do të na diskutojnë ne se çfarë do të bëjmë…