Humbet Shqiperia, por fiton racizmi

829

platinia-sot-600x219

UEFA ka dhënë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri duke penalizuar shumë rëndë Shqipërinë. Sipas vendimit ndeshja fitohet 3 me 0 nga Serbia në tavolinë por tre pikët e fituara i hiqen ekipit serb, i cili dënohet edhe që dy ndeshje t`i bëjë pa tifozë.
Më tej në vendimin e saj organizmi ndërkombëtar i futbollit ka vendosur gjobitjen e të dyja federatave të futbollit me nga 100 mijë euro gjobë.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pas këtij vendimi se do t’i drejtohet Komisionit të Apelit për vendimin e UEFA-s.
Komisioni i Disiplinës së UEFA-s kishte në dorë dosjet e palës shqiptare dhe asaj serbe që prej datës 21 tetor, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe anëtarët grumbulluan informacionet e tyre dhe gjithashtu relacionet e zyrtarëve të ndeshjes.
Pala serbe akuzohej në këtë çështje për disa pika, duke filluar nga dështimi i masave organizative, te hyrja e tifozëve në fushë, goditja e lojtarëve të skuadrës së Shqipërisë dhe koret raciste.
Ndërsa pala shqiptare akuzohej për refuzim të futjes në lojë pas ndërprerjes së ndeshjes dhe hyrjen e dronit me banderolën me simbolet shqiptare.
Pala jonë, e përfaqësuar nga një studio zvicerane, u paraqit në Komisionin Disiplinor të UEFA-s me kërkesën e 3 pikëve në tavolinë dhe duke akuzuar palën serbe për racizëm.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: