INSTAT: Numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike u ul me 1,3

Sociale

ndihma sociale copyGjatë tremujorit të parë të vitit 2016, numri mesatar i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike është 78.550 familje, nga të cilat 39.282 familje u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 39.268 familje me ndihmë ekonomike të plotë.

Numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike gjatë tremujorit të parë 2016 është ulur me 1,3 % krahasuar me tremujorin e katërt 2015. Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike (19,3 % të të gjitha familjeve në s’kemë në rang vendi) të cilat përfitojnë ndihmën ekonomike. Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe (30,0 %) në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 51,5 % e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë. /ATSH/