Papunësia është një opsion për stabilizimin specifike të vendit. Kete duhet te kuptoje qeveria shqiptare apo opozita e cila ka muaj qe ka haruar detyrën e saj, edhe pse paguhen nga populli fukara. tashmë janë haruar premtime per 300 mijë vende te reja pune, Askush nuk po flet për këtë gjë. Shtohen ministri dhe hapen zyra pune per te rritur papunësinë. Papunësia në vend është rritur, problem të rinjtë e papunë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2013, niveli i papunësisë arriti në 15.6%, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.2%.
Papunësia rezulton më problematike tek të rinjtë. Sipas INSTAT-it, shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15-34 vjeç është 30.2%, duke u rritur me 2.3% kundrejt vitit të mëparshëm.Gjatë 2013-ës pati një rritje të shkallës së papunësisë për personat me arsim të lartë me rreth 1.8%. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është me e lartë për personat me arsim të lartë, me 14.7% se sa për personat me arsim bazë apo 8 dhe 9-vjeçar. Një tjetër tipar dallues i tregut shqiptar të punës është pjesa relativisht e lartë e të papunëve të dekurajuar, të moshës 15-64 vjeç, të cilët në vitin 2013 përbënin 23% të të gjithë individëve ekonomikisht joaktivë, qofshin këta meshkuj apo femra.